LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Po flasim me deputetët e partive në pushtet për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Beqiri: Po flasim me deputetët e partive në pushtet për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka bërë të ditur se janë duke folur me disa deputetë të partive në pushtet që ta kenë votën e tyre për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Beqiri pa dashur të japë emrat e deputetëve nga radhët e pozitës me të cilët janë duke diskutuar, tha se sikurse ndodhi rrëzimi i Qeverisë Mustafa me mocion, e njëjta do të ndodhë edhe me Qeverinë Haradinaj.


“Edhe këtu ka me ndodh rrëzimi i Qeverisë, me votat e opozitës dhe me disa deputetëve të partive në koalicion”, tha Beqiri.


Ai folur edhe për kërkesën e vazhdueshme të LDK-së për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është e brishtë dhe si e tillë nuk mund të funksionoj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Kjo Qeveri është në këmbë të qelqta, është e brishtë, nuk po funksionon si duhet, rrugëzgjidhje e tejkalim i kësaj situate është shkuarja në zgjedhje”, ka thënë Beqiri.

Në rast të shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, Beqiri shtoi se organet e partisë marrin vendim se a do të ketë koalicion parazgjedhor apo LDK do të dalë e vetme.

Ai theksoi se PDK-ja përjashtohet nga çdo lloj mundësie për lidhje të koalicionit.

“Organet e partisë marrin vendim se a do të ketë koalicion parazgjedhor. PDK përjashtohet nga kjo mundësi pra nga hyrja në koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor. Synimin e kemi që si parti të dalim të parët pastaj do të flasim për koalicion paszgjedhor”, ka thënë Beqiri.

Beqiri theksoi se nuk e kanë problem për caktimin e kandidatit për kryeministër.

Duke folur rreth procesit të brendshëm zgjedhor në LDK, sekretari i këtij subjekti, Ismet Beqiri tha se zgjedhjet në LDK mbahen vitin e ardhshëm, por për datën dhe muajin vendos kryesia e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori