LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Jo të gjithë që kanë ambicie mund ta udhëheqin LDK-në

Beqiri: Jo të gjithë që kanë ambicie mund ta udhëheqin LDK-në

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se interesimi për zgjedhjet e brendshme në këtë parti është jashtëzakonisht i madh.

Madje, sipas tij, ky interesim i publikut dhe mediave është pozitiv dhe negativ për disa arsye.


“Është më se e qartë që sa herë ka zgjedhje në LDK interesimi është pothuajse sikur të ishin zgjedhje nacionale, sepse nuk ka medium dhe portal që nuk merret me LDK-në”.

“Ky interesim e ka edhe anën e mirë dhe atë të keqe, ashtu sikur e ka edhe qëllimin e mirë dhe ndonjë qëllim tjetër”.

“E mira është se tregon madhështinë, rëndësinë dhe forcën e LDK-së që merren me të që të gjithë”.

“Ana tjetër është që jo të gjithë janë miqësorë, aq më shumë subjektet tjera politike dhe individët që LDK-në e kanë rivalin kryesor”.

Beqiri si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka ironizuar edhe me zgjedhjet e brendshme në PDK.

“Ka edhe subjekt tjetër politik që mbi një vit mban zgjedhje dhe askush nuk merret me ta. Kur përdorin ndonjë grusht bëhet lajm, por nuk bëhet lajm kush do të jetë kryetari i tyre”.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka rikujtuar edhe atë që njihet si ‘Kuvendi i Karrigeve’ në këtë parti, duke thënë se ky ishte një mësim i mirë për ta.

“Unë besoj që viti 2006 është një storie që padyshim i ka bërë dëm LDK-së, por jemi mbushur mend sa që edhe ata që ishin iniciatorë e kanë parë që është gabim i madh që për interesa personale të dëmtohet subjekti politik sepse pasojat janë afatgjate”.

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në LDK është ndarë në disa faza, ku aktualisht 22 degët e para e kanë nisur këtë proces.

Duke folur për kandidaturat e përfolura për ata që synojnë pozitën e kryetarit në LDK, Beqiri ka thënë se ekziston një procedurë për t’u kandiduar.

“Në LDK statuti, që është akti më i lartë juridik në parti, e përcakton që edhe për t’u zgjedhur kryetar i nëndegës njerëzit mund të kenë qejf dhe ambicie, por askush nuk mund të shpallë kandidaturë pa u mbajtur kuvendi i nëndegës. E njëjta procedurë vlen edhe për degët dhe postin e kryetarit të partisë”.

Beqiri ka deklaruar që jo të gjithë që mund të udhëheqin me LDK-në, ndonëse mund të kenë ambicie të tilla.

“Edhe njerëzit brenda partisë, por edhe të interesuarit nga jashtë, po e shohin që LDK-ja jo vetëm që ka mbijetuar, por po del partia kryesore në të gjitha analizat, vlerësimet dhe matjet duke shtuar kështu ambiciet disa personave që në kushte të tjera ndoshta nuk do të ishin kaq entuziastë”.

“Kemi shumë njerëz në subjektin tonë politik që kanë background të mirë, por megjithatë duhet ta kemi parasysh që jo të gjithë ata që kanë ambicie mund ta udhëheqin me LDK-në, sepse kjo parti është një gjigant i madh”.

“Ambiciet janë shumë normale dhe nuk i marrim aspak si të dëmshme, por Kuvendi është vendi ku do të shpallet kandidatura e secilit që ka dëshirë”.

Ai ka insistuar që përmendja e emrave të mundshëm për garën brenda LDK-së nuk nënkupton se të gjithë janë kandidatë.

“Në LDK është rruga, procedura dhe procesi se si bëhen nominimet. Nganjëherë për shkak të ekzaltimit të madh të disa personave për ta parë LDK-në mirë dhe disa të tjerëve jo bash mirë, thuhen gjëra që nuk e kanë momentin dhe kohën”.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka theksuar se nuk mund të ndryshohet formula e zgjedhjes së kryetarit në këtë parti.

“Statuti i LDK-së e përcakton qartë që duhet të jetë 50 +1%. Në Kuvendin Zgjedhor janë delegatët ata që vendosin”.

“Sa i përket mënyrës së zgjedhjeve, ne e kemi statutin. Kemi 354 delegatë, plus kryetari i partisë në Kuvend të Përgjithshëm, derisa çdo nëndegë duhet t’i ketë 31 delegatë e tutje”.

“Nëse në tubim janë mbi 100 vetë, duhet ta zgjedhin Kuvendin që duhet ta zgjedhë kryetarin, kryesinë dhe delegatët e nëndegës në degë dhe e njëjta procedurë përsëritet në degë për Kuvendin Qendror”.

“Procedura nuk mund të ndryshohet, sepse është normë statutore. Kur e kemi miratuar Statutin e kemi bërë në koordinim me ekspertët e CDU-së”.

“Ky proces zgjedhor ka filluar dhe do të përfundojë sipas statutit të LDK-së”.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori