LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Djegiet nuk na ndalin punën

Beqiri: Djegiet nuk na ndalin punën

Edhe në shënimin e 26 vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, u dënua veprimi i djegies së veturave të personave zyrtar, e që sot një gjë e tillë i ndodhi Ismet Beqirit.

Në këtë përvjetor, u tha se LDK nuk e ka filluar punën me vetura por me vullnet të madh për shtet-ndërtim. Andaj, sipas tyre, djegiet nuk mund të ndalin punën e LDK-së.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri foli edhe për rëndësinë e gruas në shoqëri e vendim-marrje.

“Është shumë e qartë se pa rolin vendimtar të gruas as nuk do të kishim familje të edukuar, as familje të prosperuar e as Kosovë të tillë, me defekte te caktuara që janë ndoshta normale, por nuk do t’i kishim pa rolin e juaj të madh gjatë këtyre viteve e veçmas pas krijimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës si forcë motorike e procesit të rëndësishëm të shtet formimit dhe shtet ndërtimit të Republikës se Kosovës. Këta mund, kushdo qoftë, edhe të djegin edhe të kallin edhe të provojnë gjera, por një gjë nuk mund të bëjnë, kurrë qytetin e Prishtinës, kurrë Kosovën nuk mund të djegin banditët e kriminelët e çfarëdo natyre qofshin. Kjo është më se e sigurt, sepse nuk do t’i lejojmë, s’do ti lejoni ju që me edukimin që i jepni fëmijëve të bijnë në grackën e atyre që nuk ia duan të mirën vendit”, tha ai, rapoton KP.

Ndërsa, kryetarja e Forumit të Grave të LDK-së, Lirije Kajtazi tha se nuk do t’i ndalë asgjë drejt punës për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Para sa vitesh filluam me forumin për të sfiduar egërsinë e cila ishte nga pushtet serb, dhe për fat të keq edhe sot vazhdon me u sfidua demokracia po konsiderojmë se me liri dhe me pavarësi kemi arritur mirë. Ndërsa po sfidohet me të madhe demokracia dhe mendoj se ju prapë duhet të jeni aktive maksimalisht, në mënyrë që ta mposhtim këtë sfidë nga ata që e keqkuptojnë ndërtimin e shtetit që fare nuk marrin erë nga demokracia dhe ata të cilët në mënyra të ndryshme po e pengojnë ecjen e shtetit”, tha ajo.

Në shënimin e përvjetorit të themelimit të forumit të gruas në LDK, nuk qe i pranishëm kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori