LAJMI I FUNDIT:

Beqarja e dëshpëruar, fotografohet pranë çifteve të lumtura (Foto)

Beqarja e dëshpëruar, fotografohet pranë çifteve të lumtura (Foto)

Një beqare e paemëruar, i ka hedhur fotografitë në Instagram ku shfaqet e vetmuar dhe pa humor, pranë çifteve të lumtura.

Në llogarinë Third Wheel Extravaganza, ajo ka fytyrë të ngrysur dhe nuk buzëqesh, ndërsa miqtë e saj puthen dhe tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.


Imazhet ku ajo tregon dëshpërimin dhe vetminë, janë pëlqyer dhe shpërndarë shumë, teksa janë parë mbi 300 mijë herë.

“Për një kohë të gjatë jam rrota rezervë e miqve të mi, që janë çifte dhe kanë lidhje të qëndrueshme. Kam mbetur e vetmuar, askush nuk më do dhe nuk e kam asnjë shok apo shoqe beqare”, shkruan ajo lidhur me rastin.

“Dashuria e bën botën të rrotullohet, por nëse jeni unë, atëherë vetëm qëndroni të pashpresë në afërsi të atyre që janë të dashuruar”.

Në llogarinë e hapur në fund të vitit të kaluar, ka çifte që puthen, ledhatohen, qëndrojnë së bashku si dhe disa vende ku janë duke u fejuar, së bashku me miken e tyre të vetmuar. /Telegrafi/