Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot nismën për negocimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin dhe zbatimin e përbashkët të Projektit Creating Employment Through Export Promotion (CETEP) Krijimi i vendeve të reja të punës përmes promovimit të eksportit”. Marrëveshja do të lidhet në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë (BMZ), dhe do të implementohet nga GIZ
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj është shprehur i kënaqur me nisjen e negociatave për këtë Marrëveshje pasi, sipas tij, projekti do të mundësojë shfrytëzimin e potencialit të NVM-ve për tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e punësimit.
“Projekti CETEP synon shfrytëzimin e potencialit të NVM-ve kosovare për tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e punësimit. Projekti është i përqendruar në tre sektorë të përzgjedhur: bujqësi, teknologji e informacionit dhe komunikim, si dhe prodhimtari”, tha ai.
Ministri Besim Beqaj theksoi se synimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është që të përshpejtohet qasja inovative dhe potenciali për eksporte për kompanitë kosovare dhe në këtë mënyrë të mbështetet krijimi i qëndrueshëm i vendeve të reja të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër