LAJMI I FUNDIT:

Bentley nuk po mund të vendosë se cilën makinë elektrike do ta prodhojë (Foto)

Bentley nuk po mund të vendosë se cilën makinë elektrike do ta prodhojë (Foto)

SUV apo kupe, apo ndonjë krejtësisht të re

Kompania japoneze ka pasur probleme të mëdha ekonomike në vitin e fundit, si pasojë e shpenzimeve të mëdha financiare, transmeton Telegrafi.


Tani duket se gjërat janë vënë nën kontroll dhe një ekip i ri, është duke punuar për ta vënë prodhimin në drejtimin e duhur. Si pjesë e planeve, janë edhe zgjerimi i linjave dhe makinat e reja, përfshirë edhe makinat e reja elektrike.

Këtu qëndron edhe problemi, pasi Bentley nuk po mund të vendosë se çfarë forme do të kenë këta EV, të jenë të rinj, apo të krijuar, prej të vjetrave që dolën të suksesshme. Lajmi është bërë i ditur, nga zyrtarë të lartë të Bentley, që janë shumë të interesuar për këtë linja makinash.

Autocar ka njoftuar kohë më parë, se Bentley do ta sjellë një SUV më të vogël se Bentayga, por ky lajm nuk është konfirmuar. /Telegrafi/