LAJMI I FUNDIT:

Bentley ka shtuar të ardhurat brenda një kohe të shkurtër

Bentley ka shtuar të ardhurat brenda një kohe të shkurtër

Dikur një ultimatum, tani një sfidë e tejkaluar me arritje të mëdha

Aksionarët kryesorë në Volkswagen Group, kanë dërguar ankesa ndaj Bentleyt gjatë janarit të vitit të kaluar, për të ardhurat e dobët dhe mos përmbushjen e duhur të shitjeve, transmeton Telegrafi.


Për shkak se modelet Continental GT, GTC dhe Flying Spur nuk po shiteshin si duhet, derisa çështja Brexit e ngatërronte shumë situatën, Bentley pësoi humbje deri në 55 milionë euro.

Kjo ishte arsyeja, pse Bentleyt i dhanë ultimatum, që brenda një deri dy vitesh, duhet të shtojë fitimet, gjë që dukej shumë e vështirë të realizohet.

Mirëpo, përkushtimi ndaj prodhimit ka treguar efektet e veta, duke bërë që në nëntë muajt e fundit, Bentley të fitojë afro 65 milionë euro. Shitjet e mëdha të Bentayga SUV, ishin arsye shtesë që iu shtuan përfitimet.

Continental GT tani prodhohet për nëntë minuta, teksa deri më tani i dehej mbi 12 minuta deri në përfundim. Ndalimi i porosive të veturave të reja, ka qenë një shkaktar tjetër, që prodhimi po shkon më mirë dhe me lehtësi.

“Kishin pranuar shumë porosi, por në ndërkohë ndryshoi ligji lejimin e emetimit të gazrave, andaj duhet të punonim për ta ndryshuar. Të gjitha makinat iu rikthyen linjë së prodhimit, derisa depot nuk i zinin të gjitha që i kishin prodhuar”, ka thënë drejtori i përgjithshëm në Bentley, Adrian Hallmark.

Sipas tij, ky ishte një shkaktar i madh që Bentley të mbetej prapa me shitjet dhe prodhimin e modeleve të reja.

Mbledhja e shumë të ardhurave për të një kohë të shkurtër, është vetëm fillimi i ndryshimeve në Bentley, që deri në vitin 2025 pritet ta lansojë edhe një makinë që mbushet me rrymë. /Telegrafi/