LAJMI I FUNDIT:

Bentley Continental GT i ri, me mundësinë që t’i hapet tavani (Foto)

Bentley Continental GT i ri, me mundësinë që t’i hapet tavani (Foto)

Prodhuesi britanik Bentely, ka bërë të ditur se Continental GT do të ketë mundësi t’i hapet tavani.

Kjo ka mjaftuar që disa dizajnerë të bëjnë ilustrimet se si do të duket kjo veturë sikur të mos e ketë pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.

Bazuar në skicat e tyre, del se kemi të bëjmë me një makinë shumë të bukur, megjithëse ende nuk dihet pamja konkrete që do ta ketë.

Kjo veturë besohet se do të lansohet gjatë verës që vjen, ndërsa pritet të ketë motorin me 6.0-litra që prodhon mbi 600 kuajfuqi. /Telegrafi/