LAJMI I FUNDIT:

Bentley Continental Flying Spur i konvertuar në një kamionçinë kushton mbi 175 mijë euro

Bentley Continental Flying Spur i konvertuar në një kamionçinë kushton mbi 175 mijë euro

Një Bentley Continental Flying Spur luksoz i konvertuar në një kamionçinë ofrohet në shitje.

Prodhuesit evropianë bënë një përpjekje për të përmbushur dëshirën e blerësve që kërkonin një kamionçinë luksoze, por Mercedes X-Class ishte jetëshkurtër dhe ishte një dështim komercial, ndërsa kamionçinët e BMW nuk shkuan kurrë përtej fazës së konceptit. Audi e ka injoruar plotësisht këtë segment, por ka ende një kamionçinë të pazakontë të një marke premium që është pjesë e Grupit Volkswagen. Megjithatë, duhet thënë se Continental GT i modifikuar në fakt nuk është vepër e Bentley-t, por puna e modifikimit është bërë nga një palë e tretë.


Bëhet fjalë për modelin Decandance, një produkt unik që është krijuar në punishten e kompanisë britanike DC Customs. Pronari pagoi rreth 140,500 euro për ta kthyer sedanin luksoz fantastik në një kamionçinë me një motor të fuqishëm 6.0 litërsh W12 binjak-turbo, i cili zhvillon 500 kuaj/fuqi.

Projekti bazohet në Continental Flying Spur të vitit 2005 dhe vetura ka pësuar ndryshime masive nga shtyllat B në pjesën e pasme. Ajo mbeti pa dyert e pasme dhe sediljet e pasme dhe fitoi hapësirë për ngarkesa, gjë që kërkonte edhe heqjen e një pjese të madhe të çatisë. Megjithatë, vetura ka ende një çati diellore elektrike dhe një hapësirë bagazhi pas dy sediljeve të mbetura.

Zona e re e madhe e ngarkesave është e veshur me dru tik të vërtetë, sepse pronari donte që ky kamionçinë i kthyer në sedan të ngjante me modelin e skajit të një varke. Kjo hapësirë përmban një sërë sirtarësh dhe dollapësh për ruajtjen e sendeve më të vogla, si dhe një hapësirë të veçantë për dy bateri.

Decadence është pikturuar në ngjyrë vjollce të errët me përjashtim të kapuçit, i cili është gri Aston Martin. Brendësia luksoze është e veshur me lëkurë karamel dyngjyrëshe dhe përmban shumë detaje prej druri.

Pikapi unik Bentley Continental Flying Spur shitet në Knaresborough të Britanisë së Madhe dhe kushton 175.500 euro. /Telegrafi/