LAJMI I FUNDIT:

Benitez i tregon Chelseat se si ta mposhtë Liverpoolin në finalen e FA Cup

Benitez i tregon Chelseat se si ta mposhtë Liverpoolin në finalen e FA Cup

Edhe pse ishte trajner i Liverpoolit në një epokë të lavdishme, Rafa Benitez e ka udhëzuar Chelsean se si t’i mposhtë në finalen e FA Cup që zhvillohet edhe pak çaste.

Strategu spanjoll i ka bërë me dije Thomas Tuchelit se nëse starton me Kai Havertzin para Romelu Lukakut në sulm, do të ketë më shumë shanse që ta shpartallojë mbrojtjen e The Reds.

Duke folur për “The Times”, Benitez, i cili fitoi FA Cup në 2006 me Liverpoolin, insiston se Havertz sjell më shumë lëvizshmëri që do të shqetësonte qendërmbrojtësit e “Të Kuqve”, të cilët me gjasë do të jenë Virgil van Dijk dhe Ibrahima Konate.


Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme të finales së FA Cup: Chelsea - Liverpool
Lexo po ashtu Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme të finales së FA Cup: Chelsea - Liverpool

“Liverpooli ka qendërmbrojtës që janë të mëdhenj, të fortë dhe të mirë në lojën me kokë, dhe për shkak të këtyre karakteristikave unë mendoj që nëse do të jenë përballë një lojtari si Kai Havertz do t’iu shkaktojë atyre më shumë probleme se sa një lojtar me një rol të caktuar”, ka deklaruar spanjolli.

“Havertz është më i lëvizshëm, ku qëllimi i tij do të jetë t’i largoj nga pozicioni i tyre lojtarët e Liverpoolit, dhe ai do të përkrahej nga dy lojtarë nga pas”.

“Lukaku ishte një sukses i madh te Interi sepse kishte luajtur sipas mënyrës së Antonio Contes, por Chelsea ka më shumë opsione në sulm”, shtoi Benitez, që po ashtu kishte qenë edhe trajner i Chelseat, duke fituar Ligën e Evropës në vitin 2013. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori