LAJMI I FUNDIT:

Bënin jetë luksoze dhe kishin miliona, 12 futbollistët që përfunduan të varfër

Bënin jetë luksoze dhe kishin miliona, 12 futbollistët që përfunduan të varfër
(Foto: Instagram/The Digital South/CEN)

Nga varfëria në pasuri dhe rikthim në origjinë – fatkeqësisht, ky është një trend që përsëritet në botën e futbollit.

SunSport ka bëtë një listë prej dhjetë futbollistëve të njohur, të cilët i shpenzuan milionat e tyre në alkool, bixhoz, luks të tepruar, investime të dështuara dhe gjëra të tjera.

Asamoah Gyan

(Foto: Instagram/asamoah_gyan3)

Ish-sulmuesi i Sunderlandit dikur voziste Rolls-Royce, por së fundmi ka njoftuar se në xhirollogarinë e tij bankare ka vetëm 650 euro dhe nuk është në gjendje ta mbajë familjen e tij.

Kur luante për Shanghai SIPG përfitonte 250.000 euro në javë, por duket se i ka shpenzuar të gjitha paratë e tij dhe në fund i ka prishur raportet edhe me familjen.

Ronaldinho

(Foto: CEN/ronaldinhooficial)

Legjenda braziliane ka mbetur me pesë euro në llogarinë e tij bankare, ndërkohë që ka borxhe në vlerë prej afro dy milionë euro.

Ai ka marrë një gjobë të madhe për ndërtime ilegale në një zonë të mbrojtur në Brazil. Përkundër rimbursimit të pronës së tij, ish-futbollisti nuk ka qenë në gjendje që t’i mbulojë borxhet, ashtu që një gjykatës kishte vendosur që t’i sekuestrohej pasaporta.

Për ta shtuar mjerimin e tij, Ronaldinho së fundmi ka qenë i burgosur në Paraguai, me dyshimin se kishte hyrë në atë vend me dokumente false.

David James

(Foto: The Digital South)

Edhe pse kishte fituar pasuri prej 22 milionë eurosh gjatë karrierës së tij, ish-portieri i Anglisë, David James, falimentoi në vitin 2014.

Krahas karrierës së suksesshme me klube, si Liverpool dhe Manchester City, James ka qenë edhe model për Armanin dhe ka qenë poseduar prona të shumta.

Megjithatë, shkurorëzimi i kushtueshëm në vitin 2005 e shtyri atë në borxhe të shumta duke e detyruar që t’i shiste pronat e tij dhe në fund falimentoi.

Diego Maradona

(Foto: Rodrigo Valle/Getty Images/Guliver)

Ai ishte quajtur lojtari i shekullit nga FIFA, dy herë e theu rekordin botëror të transferimeve, mirëpo në vitin 2009 falimentoi.

Autoritetet tatimore të Italisë i kërkuan që të paguante tatim prej 46 milionë eurosh për periudhën që kishte luajtur te Napoli.

Paul Merson

(Foto: Mike Hewitt/Allsport/Getty Images/Guliver)

Bixhozi, alkooli dhe drogat, bënë që legjenda e Arsenalit të humbte pasurinë prej nëntë milionë eruosh.

Megjithatë, ish-mesfushori është rikuperuar dhe punon si analist i Sky Sports duke përfituar mjaftueshëm.

John Arne Riise

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Dy vjet pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, mbrojtësi falimentoi.

Norvegjezi ishte vetëm 26 vjeçar kur përfitonte rreth 55.000 euro në javë në Anfield. Mirëpo, një borxh i papaguar prej 110.000 eurosh, bëri që të nisej një hetim, me ç’rast Riise i humbi 3.3 milionë euro.

Eric Djemba-Djemba

(Foto: Robert Prezioso/Getty Images/Guliver)

Pasi kishte luajtur me Cristiano Ronaldon e Ryan Giggsin te Manchester Unitedi, Djemba-Djemba e deklaroi falimentimin katër vite pas transferimit te Aston Villa.

Mesfushori kamerunas kaloi kohë në St Mirren dhe në Superligën e Indisë për t’i rikthuer fondet, ndërsa në fund luante në ligën e katërt të Zvicrës derisa u pensionua.

Brad Friedel

(Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Planet ambicioze për ndërtimin e një akademie futbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë që ish-portieri i Tottenham Hotspur dhe Aston Villa të hynte në borxhe prej 5.5 milionë eurosh.

Si lojtar i Aston Villas, ai dikur përfitonte 55.000 euro në javë, ndërsa pas borxheve iu sekuestrua edhe shtëpia.

Lee Hendrie

(Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Depresioni dhe vartësia nga bixhozi ia humbën pasurinë futbollistit anglez, i cili paguhej 33.000 euro në javë kur luante te Aston Villa.

Ish-mesfushori e shpalli falimentimin në janar të vitit 2012, pasi kishte borxhe të mëdha. Ai më vonë kishte deklaruara se në pesë apop gjashtë raste kishte dashur të bënte vetëvrasje.

Keith Gillespie

(Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Një tjetër i varur nga bixhozi, produkti i Manchester Unitedit humbi më shumë se nëntë milionë euro pasuri.

Ish-mesfushori i Newcastle United e shpalli falimentimin në vitin 2010 kur ishte 35 vjeçar. Ai ka treguar se krahas bixhozit, kishte shpenzuar edhe në prona dhe në skema filmike.

Paul Gascoigne

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Edhe pse kishte probleme me tatime të papaguara, ai shmangu falimentimin në vitin 2016. Megjithatë, hyri në borxhe prej më shumë se 220.000 eurosh.

Gascoigne kishte probleme me depresionin dhe abuzimin me alkool dhe substanca narkotike, që çuan edhe te problemet e tij financiare.

Celestine Babayaro

(Foto: Neil Thomas/Getty Images/Guliver)

Ai ishte një mbrojtës i majtë i popullarizuar te Chelsea dhe Newcastle United në vitet 2000 dhe përfitonte shumë të majme.

Mirëpo, në janar të vitit 2011, nigeriani shpalli falimentimin në gazetën publike, London Gazette.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori