LAJMI I FUNDIT:

Benfica i zbatoi disa nga rregullat e reja në ndeshjen kundër Milanit që nxitën reagime të ndryshme

Benfica i zbatoi disa nga rregullat e reja në ndeshjen kundër Milanit që nxitën reagime të ndryshme
(Foto: Screenshot/Twitter/SNM)

Një sërë ndryshime të rregullave janë përfshirë në futboll për sezonin 2019/2020. Bordi ndërkombëtar IFAB ka bërë ndryshime për topat e rënë, topat me dorë, gjuajtjet e lira, gjuajtjet e shpejta të lira dhe zëvendësimet, në mënyrë që ta përmirësojë sportin më të popullarizuar në planet.

Ka pasur ndryshime edhe në nisjen e topit nga portierët, të cilët tash kanë të drejtë që t’ia pasojnë një bashkëlojtari brenda zonës së rrezikut.

Milani nuk di për fitore në ndeshjet miqësore, pëson edhe ndaj Benfikës
Lexo po ashtu Milani nuk di për fitore në ndeshjet miqësore, pëson edhe ndaj Benfikës

Deri më tani, nëse topi nuk e ka kaluar zonën e gjashtëmbëdhjetëmetërshit, është dashur që të niset sërish.


Sidoqoftë, sipas rregullave të reja, lojtarët kundërshtarë duhet të qëndrojnë jashtë zonës, derisa të goditet topi nga portieri.

(Foto: Screenshot/Twitter/SNM)

Dhe për t’i vënë më së shumti në pah këto ndryshime është kujdesur Benfica gjatë ndeshjes kundër Milanit që u zhvillua të dielën, duke nxitur edhe disa kundërthënie.

Në një rast, portieri Odisseas Vlachodimos ia pasoi topin në kokë mbrojtësit të tij, qëndroi afër dhe ai ia ktheu me kokë, kurse portieri e priti me duar.

(Foto: Screenshot/Twitter/SNM)

Pasi e kapi, portieri grek u përpoq menjëherë që të fillojë një kundërsulm, ndërsa tifozët e futbollit i kanë vazhduar debatet në rrjetet sociale nëse Benfica kishte të drejtë t’i ndërmerrte ato veprime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori