LAJMI I FUNDIT:

Ben Blushi kërcënohet me “prerje koke”

Ben Blushi kërcënohet me “prerje koke”

Deputeti i PS-së, Ben Blushi është kërcënuar me “prerje koke” nga ekstremistë islamik në Shqipëri.
Nga burime të rezervuara, bëhet me dije se këta ekstremistë, kanë lidhje me grupin e imamëve që po gjykohen në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë.

Ndërsa, ende nuk është konfirmuar se çfarë po bën në lidhje me këtë kërcënim policia e shtetit, për ti siguruar mbrojtjen e nëvojshme deputetit Blushi, shkruan opinion.al.


Megjithatë, sipas po të njëjtit burim, vihemi në dijeni se për shkak të konfliktit të deputetit me kryeministrin Rama, atij ende nuk i është dhënë asnjë ndihmë apo ruajtje fizike apo mbrotje në banesën ku jeton familjarisht.

Kohët e fundit, deputeti “rebel” i PS-së, Ben Blushi bashkë me disa kolegë të tjerë, ka nisur një levizje me moton: “Shqipëria mbi Partinë”, e cila fillimisht startoi nga qyteti i Beratit, e më pas flitet se do fillojë në të gjithë Shqipërinë.

Kjo levizje është kryekëput kundra qeverisjes dhe administrimit jo vetëm të Partisë Socialiste, por veçanërisht Shqipërisë nga Edi Rama.

Megjithatë, deputeti i PS-së, Blushi edhe herë të tjera ka qenë objekt sulmi nga element të caktuar të lidhur me rryma ekstreme islamike, madje edhe në seancat gjyqësore të imamëve të arrestuar, ai është përmendur me emër, për arsyen, sipas tyre, se ka sharë fenë islame.

Edhe gjatë senacës gjyqësore imami Genc Balla ka thënë se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe islamit.

“Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre personave që shajnë Allahun u pritet koka. Do t’u vijë radha dhe atyre”, tha i pandehuri.

Po ashtu i pandehuri tjetër, Bujar Hysa, tha se ishte krenar që kishte ndihmuar besimtarë të shkonin në luftën në Siri.

“Kam ndihmuar shumë pak, tha ai, do të doja të kisha dhënë më shumë ndihmë. Prokuroria di shumë pak për mua. Unë mund t’i jap edhe fakte të tjera”.

Sipas këtyre indicieve, mendohet se porosia për kërcënim me “prerje koke’ ndaj Ben Blushit, mund të jetë dhënë, drejtpërdrejt, nga segmente jashtë sallës së gjyqit të imamëve, por nga i njëjti burim, mësohet se fijet e këtij kërcënimi, të çojnë tek rruga e Kavajës.

Në lidhje me ngjarjen, Ben Blushi nuk ka dhënë asnjë prononcim, por ka lënë të kuptohet se Policia e Shtetit duhet të marrë masa.

Kësisoj, mësohet se Blushi ka thënë se unë po marr masa të ruhem vetë, ç’ka nënkuptonte se deri tani, nuk ka asnjë masë mbrotje nga Policia e Shtetit.