LAJMI I FUNDIT:

Ben Apolloni: Kërkohet qasje ndryshe ndaj Kinematografisë së Kosovës

Ben Apolloni: Kërkohet qasje ndryshe ndaj Kinematografisë së Kosovës

Përmes një letre, regjisori Apolloni, pas një analize që i bën gjendjes së Kinematografinë së Kosovës, sugjeron Këshillin drejtues që, këtë veprimtari ta trajtojë tërësisht ndryshe

Të nderuar,


Arsyeja se pse po ju shkruaj pikërisht tani është se, përkundër që buxheti i QKK-së është rritur viteve të fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk dëgjoj, nuk lexoj e as nuk shoh ndryshime në qasjen e QKK-së ndaj zhvillimit të filmit.

Filmi në Kosovë, në këtë vend që është minierë temash, mund të arrijë të zhvillohet shumë më shumë nëse ju, si udhëheqës të QKK-së, i rregulloni edhe rregulloret, por edhe Ligjin për Kinematografi.

Ligji, ka shumë pika që pengon zhvillimin e Kinematografisë edhe pse në të është e shkruar që ka për qëllim zhvillimin e kinematografisë. Por ka edhe shumë nene që janë shumë të mirë e nuk janë respektuar asnjëherë. Lexojeni sërish, analizojeni, ndryshojeni për të mirë!

Rregullorja e QKK-së, që mbi 90% është veç reprizim i Ligjit, krijon edhe pengesa shtesë. Ta zëmë me Rregullore është e ndaluar që Regjisori të jetë edhe Producent i filmit të tij. Kjo ndalesë është e pakuptimtë për ata që merren profesionalisht me film, por edhe e kundërligjshme. Një gjë e tille nuk ndalohet me ligj. Kjo bëhet edhe shkak i pengesës së zhvillimit të Kinematografisë: regjisorit t’i ndalohet të jetë prodhues i filmit të tij. Se besoj që kjo ndodhë diku në ndonjë vend normal.

Merreni me mend si do të reagonin regjisorët si Martin Scorsese, Steven Spilberg, Alfonso Cuaron, P.T. Anderson, etj, po të dëgjonin për këtë ndalesë. Fundja kush është ai që më mirë se regjisori kujdeset për veprën e vetë, për atë që e krijon vetë? Është e njëjtë si një nëne t’i mohohet amësia për fëminë që e ka lindur vetë. Aq më shumë kur dihet që tek ne nuk ka producent të shkolluar (pasi në Fakultetin e Arteve nuk ka dëgë përkatëse për këtë drejtim) dhe producent bëhen njerëz që shpesh nuk e kanë filmin profesion, e në rastin më të mirë ndonjë aktor. Që, mandej shtrohet pyetja se pse aktori mund të jetë producent në filmin ku mund të ketë edhe rol, e regjisorit i ndalohet të jetë pronar i veprës së vetë?

Ligji e më pas edhe rregullorja, e ndalon përkrahjen e filmave televizivë, e kjo duhet të ndryshohet urgjentisht sepse ne të gjithë jemi dëshmitarë që kinemaja po “rrudhët”, e po futet në televizion. Shihini se çfarë po bëjnë NETFLIX, ABC, AMAZON…

Duhet të ndryshohet edhe përkrahja projeketeve kinematografike, që tani për tani QKK ka të drejtë t’i përkrahë me 51% të buxhetit. Kjo shumë është e pamjaftueshme kur kihen parasysh rrethanat në të cilat jetojnë e krijojnë artistët e filmit në Kosovë. Nëse Kosova investon 51%, mundësi për me përfituar fonde, kineastët tanë i kanë vetëm në Shqipëri e Maqedoni, që vështirë se mund t’i sigurojnë as deri në 30% të shumës së mbetur. Prandaj, që kinematografia jonë të zhvillohet si duhet, që kineasteve t’u bëhet më e lehtë puna, duhet ndryshuar Ligji dhe përkrahja e projekteve fituese të rritet deri në 71%, për filma të gjatë, kurse për të shkurtër, dokumentar, e animacione edhe më shumë.

Kosova është vend i parëndësishëm në hartën e Kinematografisë Botërore dhe duhet shumë punë e përkrahje nga institucionet për ta bërë me peshë në atë hartë.

Dhe, i dëgjoj shpesh zyrtarët e QKK-së që flasin për Industrinë e Filmit, por duket se nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë kjo. Si mund të flitet për Industri të Filmit, kur mungon mundësia e distribuimit të filmave që prodhohen. Nuk ka Industri nëse nuk e ka edhe tregun, që në këtë rast do të thotë kinematë.

Jua shkrova këtë letër tani kur ju me siguri merrni ose e keni marr njoftimin për buxhetin për vitin 2019 dhe më pas do të shpallni Konkursin për projekte.

Kërkoj nga ju, pasi që shumica jeni nga fusha e kinematografisë, që t’i shqyrtoni këto gjëra para se të shpallet konkursi dhe t’i sanoni këto probleme për hir të zhvillimit të kinematografisë së Kosovës. Janë problem kollaj të zgjidhshme; veç duhet vullnet i mirë.

Sugjerim tjetër, që çuditem pse nuk ju ka shkuar mendja zyrtarëve të QKK-së, është që Konkursi për projekte, të jetë së paku dy herë brenda vitit.

Sinqerisht ju kërkoj që t’i shqyrtoni këto që kam cekur unë, por edhe pika tjera dhe të reagoni në të mirë të zhvillimit të Kinematografisë së Kosovës! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori