LAJMI I FUNDIT:

Belegu nuk e sheh aq negativ shkrimin e “Time” pë Haradinajn (Video)

Belegu nuk e sheh aq negativ shkrimin e “Time” pë Haradinajn (Video)

Revista e njohur amerikane “The Time” ka publikuar një artikull në të cilin ka përmendur pesë gjeopolitikanët më të rreptë që janë më të kërkuarit, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës.

Në mesin e këtyre gjeopolitikanëve më të rreptë është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkrah Carles Puigdemonit të Katalunisë, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget të SHBA-së dhe Mikheil Saakashvilit të Gjeorgjisë.


Këshilltari i kryeministrit, Erolld Belegu i ftuar në emisionin “Click” të RTV21 tha se nuk e sheh edhe aq negativ këtë artikull.

“Unë nga krejt kabineti e kam një mendim pak më ndryshe për këtë artikull, nuk e shoh atë edhe aq negativ. Edhe pse tanimë u bë një imazh që me ja gjet Qeverisë edhe një rresht nëse e ka keq, krejt është keq”, tha Belegu.

Ai citoi një pjesë të shkrimit, ku shkruhet se njerëz si Assanget, Puigdemon, Gulen dhe Haradinaj mund të bëhen hero për ata të cilët i kundërshtojnë ata të cilët dëshirojnë t’i arrestojnë.

Me këtë Belegu mendon që “në të gjitha rastet është se për një palë janë hero, për palën tjetër janë kriminel”./21Media/Telegrafi/