LAJMI I FUNDIT:

Belegu: Nëse shkojmë tutje me rritje pagash, do ta bankrotojmë shtetin (Video)

Belegu: Nëse shkojmë tutje me rritje pagash, do ta bankrotojmë shtetin (Video)

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu ka thënë nëse vazhdohet me ngritje të pagave shteti do të shkojë në falimentim.

Belegu, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se sindikatat janë në luftë për të ngritur koeficientin pasi që me Ligjin e Pagave nuk do të mund të ketë më greva.


“Kemi kritika nga FMN pasi buxheti ngarkohet shumë me paga. Përtej saj më nuk mund të shkojmë. Realisht do të vijmë në një pozitë ku do ta bankrotojmë shtetin. Thjesht do të ndajmë paratë për rroga dhe nuk do të bëjmë asnjë investim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se nëse nuk rritet ekonomia e vendit të gjitha kërkesat për rritje të pagave janë qesharake dhe të pamundshme.

“Nëse rritet ekonomia e vendit, sigurisht do të rritet buxheti dhe mund të tejkalohen edhe kërkesat e këtyre shtresave”.

Këshilltari i Haradinajt: Politika 20 vjeçare e dëgjueshmërisë ndaj aleatëve, na ka sjell në këtë gjendje të rëndë (Video)
Lexo po ashtu Këshilltari i Haradinajt: Politika 20 vjeçare e dëgjueshmërisë ndaj aleatëve, na ka sjell në këtë gjendje të rëndë (Video)

Ai ka thënë se Ligji i pagave është në rend dite dhe mund të votohet në seancën e 31 janarit.

Belegu ka thënë se rritja e pagave për 30% në arsim u premtua për mandatin 4 vjeçar. Sipas tij, gjatë vitit 2018 ka pasur rritje të pagave prej 5%./Telegrafi/