LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Tani për tani nuk mendohet shkurtimi i orës policore

Bekteshi: Tani për tani nuk mendohet shkurtimi i orës policore

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për “TV21” tha se nuk do tu mundësohet hapja të gjithë objekteve hotelerike që nuk ka kanë tarraca.

“Një ambient të hapur por është me rëndësi të theksohet që edhe në ambientin e hapur, apo tarracat, duhet të respektohet distance mes tavolinave dhe një sërë masash tjera të parapara me protokoll”, tha Bekteshi.


Propozimi është që në 10 metra katrorë të ketë vetëm një tavolinë, ku nuk mund të ulen më shumë se katër persona. Me këto kushte lokalet e vogla nuk do të mund të kenë më shumë se dy tavolina gjë që nuk u leverdis ekonomikisht. Kjo ka sjellë edhe debat dhe mospajtime në qeveri, tregoi Ministri Bekteshi.

“Disa nga anëtarët e qeverisë mendojnë se duhet të mundësojmë hapjen e lokaleve edhe atyre që kanë kapacitete më te vogla sa i përket tarracave por njëkohësisht edhe atyre që kanë objekte që funksionojnë vetëm brenda (të mbyllura)”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Por çdo të bëhet me orën policore? Ministri i Shëndetësisë sot tha se tani për tani nuk mendohet shkurtimi i së njëjtës, por më vonë mund të shkurtohet nëse krijohet kërkesë nga operatorët që do të nisin me punë këto 3 javë. Ndërkaq Ministri i Ekonomisë thotë se mund të pritet shkurtim i orës policore duke nisur nga java e ardhshme.

Pas dy javësh parashikohet edhe hapja objekteve për lojëra të fatit, kazinove, trajnimet sportive të ambiente të mbyllura, pishinat, qendrat e fitnesit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori