LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Çdo vend mban përgjegjësinë bazë për zhvillimin e tij ekonomik dhe shoqëror

Bekteshi: Çdo vend mban përgjegjësinë bazë për zhvillimin e tij ekonomik dhe shoqëror

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mori pjesë në konferencën me temë “Drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza”-Shkup, në fokusin e të cilës ishin sfidat me të cilat po përballen shtetet dhe përkrahja e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm.

“Çdo vend mban përgjegjësinë bazë për zhvillimin e tij ekonomik dhe shoqëror dhe në këtë drejtim nuk mundet dhe të mos theksohet roli i politikave të cilat zbatohen në nivel kombëtar, si dhe në resurset vendore dhe strategjitë zhvillimore. Me uljen e paqëndrueshmërisë politike në Republikën e Maqedonisë dhe me forcimin e shumicës parlamentare, qartë po lehtësohet implementimi i reformave të planifikuara në pesë shtylla: rritje ekonomike, reforma, institucione në shërbim të qytetarëve, një shoqëri për të gjithë dhe shtylla e fundit e interesave tona strategjike – Anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian. Me këtë tashmë ka ndryshuar edhe kursi ekonomik i shtetit”, u shpreh ministri Bekteshi në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve në konferencë duke shpalos opinionin e tij si ministër i Ekonomisë mbi situatën aktuale të ekonomisë kombëtare të Maqedonisë.

Në konferencë u tha se një zhvillim i qëndrueshëm paraqet thirrje globale për aksion me qëllim që të mposhtet varfëria ekstreme, të sigurohet një ardhmëri e sigurt dhe t’u mundësohet të gjithë njerëzve që të jetojnë në paqe, të gëzojnë drejtësi të cilat njëherësh përfaqësojnë vazhdimësinë e qëllimeve mijëvjeçare të Kombeve të Bashkuara të cilat shkojnë dhe një hap më tej përmes konfirmimit të prioriteteve dhe qëllimeve të reja (ndryshimet klimaterike, konsum i qëndrueshëm, paqe, drejtësi) në betejën kundër të gjitha formave të varfërisë.

Sipas Bekteshit, me tejkalimin e suksesshëm të çështjes së emrit që kishim me Greqinë, proces ky për të cilin jeni dëshmitar se po lëvizë në të mirë, do të hapet rruga për çelje të bisedimeve për anëtarësim në BE dhe NATO, dhe me këtë Republika e Maqedonisë do të kishte përfitim afatgjatë ekonomik si rezultat i implementimit të reformave gjatë vazhdës së bisedimeve, si dhe përfitime nga rritja e besueshmërisë së rritur të investitorëve dhe të ardhurat e investimeve të huaja.

“Tashmë ne si Ministri e Ekonomisë kemi përgatitur një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e ndihmës sociale dhe mbrojtës së të drejtave të fëmijëve, qëllim i të cilave është që transfertat sociale më mirë dhe më saktë të piketohen për kategoritë e prekura ekonomikisht. Gjithashtu kemi planifikuar edhe implementimin e sistemit të drejtë tatimor sepse Zhvillim i mirëfilltë mund të arrihet vetëm përmes investimit për një jetë më të mirë për gjithë qytetarët, përkatësisht përmes një sistemi më të mirë i mbrojtjes sociale, arsimi më të mirë, shëndetësi dhe shërbime cilësore”, tha Bekteshi duke nënvizuar se shumë gjëra varen nga ne, nga bashkëpunimi ynë dhe marrëdhëniet e mira.

“Për këtë qëllim Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive po kyçet në të gjitha iniciativat dhe projektet rajonale ku përmes përvojave të mira dhe bashkëpunimit po promovohet një specializim “smart” etj. Në këtë mënyrë ne po dërgojmë një sinjal të fuqishëm se Republika e Maqedonisë dhe rajoni në përgjithësi mund të kthehen në vende atraktive për investim”, tha Bekteshi në konferencën me temë “Drejt zhvillimit të qëndrueshëm” të mbajtur në nga Universiteti “Nënë Tereza”-Shkup./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori