LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari flet për problemet me Sami Lushtakun: Vetëm 9 nga 20 asambleistët e PDK-së më mbështetën në Skenderaj

Bekim Jashari flet për problemet me Sami Lushtakun: Vetëm 9 nga 20 asambleistët e PDK-së më mbështetën në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se ka pasur debate mes Sami Lushtakut dhe Nuredin lushtakut për të kandiduar për kryetar të Skenderajt.

“PDK kanë qenë dakord që kandidati i tyre për kryetar të Komunës të ishte Nuredin Lushtaku. Por pas daljes nga burgu të Sami Lushtakut gjërat ndryshuan dhe shkuan si shkuan punët, unë vendosa të futem në mes dhe ata u tërhoqën”, tha ai në “Debat Plus”.


Jashari thotë se është e vërtet që ka pasur dakordim me Nuredin Lushtakun që ky i fundit të garojë për kryetar të Skenderajt.

“Gjatë kohës kur Samiu ka qenë në burg, unë kam kërkuar nga Nuredini që të tërhiqet nga pozita e deputetit dhe të vjen në Skenderaj pasi kam menduar se ai është njeriu më meritor për këtë pozitë”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

Bekim Jashari thotë se nga 20 asambleistët që ka PDK në Skenderaj, nëntë prej tyre e kanë mbështetur atë plotësisht, ndërsa 11 e kanë kundërshtuar.

“Ata që më kanë kundërshtuar nuk e kanë bërë këtë me vullnetin e tyre por janë shtyrë nga PDK, gjerësisht Sami Lushtaku”.

Djali i Hamëz Jasharit thotë se Sami Lushtaku vetëm të mira ka parë nga familja Jashari.

“Ne e kemi përkrahur atë për t’u bërë komandant i zonës edhe pse ai ishte në ekzil për katër vjet. Atij nuk i takonte ajo pozitë”, tha ndër të tjera Bekim Jashari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori