LAJMI I FUNDIT:

Bejta-Rexhepi: Do të jemi në shërbim të qytetarëve

Bejta-Rexhepi: Do të jemi në shërbim të qytetarëve
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-06 13:36:04Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Irsal ef. Jakupi, drejtori gjeneral i Medresesë “Ise Beu”, prof. Ibrahim ef. Idrizi dhe muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu qëndruan për vizitë zyrtare në Komunën e Gostivarit, me ç`rast u pritën nga kryetari, Nevzat Bejta, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Qëllimi i vizitës, siç citohet në kumtesë, ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve në drejtim të organizimit të jetës fetare në territorin e komunës së Gostivarit. Ky bashkëpunim u vlerësua lartë si nga mysafirët ashtu edhe nga nikoqiri, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.


“Sot ishte një ditë dhe kënaqësi e veçantë për mua si kryetar komune, administratë dhe qytetarët e Gostivarit, sepse komuna e Gostivarit u vizitua nga Reis ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi. Bashkë me muftiun Shaqir ef. Fetahu, e njoftova Reisin për punët e bëra në qytetin e Gostivarit dhe për bashkëpunimin e mirë që kemi me Bashkësinë Fetare Islame të Gostivarit.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, në prononcimin e tij vlerësoi lartë angazhimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit në zhvillimin e jetës fetare në territorin e Gostivarit dhe më gjerë.

“Kam kënaqësi të veçantë, në bazë të protokollit të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit e përfaqësuar nga muftiu i nderuar Shaqir ef. Fetahu, të gjendem si mysafir në Komunën e Gostivarit. Sipas informatave të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit dhe informatave që posedoj unë, Komuna e Gostivarit ka qenë një nga njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë që ka pasur bashkëpunim jashtëzakonisht me Muftininë e Gostivarit, dhe anasjelltas. Kjo duke i falënderuar administratës me në krye kryetarin e Komunës, të respektuarin Nevzat Bejta”, tha mes tjerash ef. Rexhepi duke theksuar që ky bashkëpunim në të mirë të shoqërisë sonë do të vazhdon edhe në të ardhmen.

“Ne do të jemi një servis i qytetarëve, qoftë ne si Bashkësi Fetare Islame, qoftë Komuna e Gostivarit. Në qoftë se do të ndodhte e kundërta, atëherë nuk do ta kemi vendin as në Muftini, as në Komunë. Prandaj ka pas nevojë që sot ta vizitoj kryetarin e nderuar dhe personalisht në emrin tim dhe Bashkësisë Fetare Islame të falënderoj për gjitha ndihmesat, mirëkuptimin dhe veprimin e mirëfilltë që ka pasur në Komunën e Gostivarit. Në emër të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, por marr të drejtën edhe në emër të Muftinisë së Gostivarit, kryetarit Nevzat Bejta t’i dëshiroj shëndet, energji dhe forcë pozitive në punën e tij për të qenë servis i qytetarëve”, përfundoi Rexhepi.

Duhet theksuar që Komuna e Gostivarit përmes Këshillit Komunal aprovoi vendime për legalizim të objekteve fetare, duke i lehtësuar nga pagesat administrative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori