LAJMI I FUNDIT:

Bejta priti poetët pjesëmarrës në Natën e Poezisë

Bejta priti poetët pjesëmarrës në Natën e Poezisë

Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni në kuadër të Gosfest 2016 priti poetët e pranishëm në manifestimin letrar “Vardar – rrjedhin vargjet”.

“Sot ishte kënaqësi e veçantë të takoi poetët tanë të cilët janë duke krijuar në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Ajo që më gëzoi shumë është fakti që mërgimtarët tanë merren edhe me krijimtari letrare dhe aktivitete kulturore edhe në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë përkohësisht. Më gëzon fakti se poetët nga mërgimi pranuan ftesën tonë dhe ishin të pranishëm në mbrëmjen letrare në suaza të manifestimit “Gosfest”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar se poetët dhe shkrimtarët në përgjithësi në të gjitha periudhat e jetës duke nisur nga periudha antike kanë luajtur rol të rëndësishëm shoqërorë.


Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Botë u shpreh që ishte një kënaqësi e veçantë vizita në Gostivar dhe pjesëmarrja në manifestimin “Gosfest”.

“Falënderojmë kryetarin e Komunës dhe poetët nikoqir për mikpritjen. Ishte një kënaqësi e veçantë për neve. Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Botë daton që nga 23 nëntori i vitit 2013 dhe mbërthen në vete gjitha asociacionet dhe shoqatat e krijuesve shqiptar që veprojnë në Botën perëndimore. Kujtoj se Arti është forma më e mirë e komunikimit dhe ku shpalosen vlerat tona kulturore dhe kombëtare. Kjo na bënë më të pasur edhe në Botën perëndimore dhe synojmë që vlerat tona ti shpalosim edhe në shtetet ku jetojmë dhe veprojmë”, shtoi mes tjerash Qyqalla.

Gjatë takimit të mbajtur në kabinetin e kryetarit të Komunës, ky i fundit poetëve pjesëmarrës u ndau mirënjohje për pjesëmarrje në manifestim, krijuesit shqiptarë kryetarit Nevzat Bejta i dhuruan libra nga krijimtaria e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori