LAJMI I FUNDIT:

Bëhuni të kujdesshme nëse vëreni qime në gjinj – sepse mund të tregojnë sëmundje të rrezikshme

Bëhuni të kujdesshme nëse vëreni qime në gjinj – sepse mund të tregojnë sëmundje të rrezikshme

Qimet në gjinj nuk janë vetëm problem estetik.

Gjinjtë janë organi më atraktiv, por edhe organi më i ndjeshëm i çdo femre. U nevojitet kura dhe kujdes i veçantë, sepse shumë lehtë mund të dëmtohen.


Shumica e grave dhe e vajzave kanë qime në to, rreth thimthave. Nuk bëhet fjalë për problem serioz, sa për atë estetik.

Megjithatë, problemi mund të lindë nëse vëreni qime në pjesë tjera të gjinjve dhe ndryshime në organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.

Mund të jetë fjala për rezultatin e disbalancës hormonale, kryesisht për shkak të asaj që keni të shtuar nivelin e testosteronit.

Gjithashtu, qimet mund të jenë të shkaktuara edhe nga sindroma e vezoreve policistike, e cila gjithashtu është e shkaktuar nga disbalanca e hormoneve në organizëm.

Kur është fjala për cistet, te femrat të cilat janë të sulmuara nga kjo sindromë mund të shfaqen edhe akne, cikli i parregullt i menstruacioneve, gjakrrjedhje të gjatë menstruale, tendenca e shtimit të peshës trupore, si edhe problemet me ngjizjen.

Te disa femra kjo sindromë mund të shtojë rrezikun e sëmurjes nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/