Policia e Meksikës ka gjetur nëntë trupa të varur në një mbikalim perëndimor në provincën perëndimore Michoacan dhe 10 trupa të tjerë të masakruar në një rrugë afër, thanë burimet e gjykatës.
Prokuroria e Shtetit Michoacan tha se përveç trupave të varur në Uruapan, ishte varur një transparent me të cilin një bandë droge kërcënonte një tjetër klan të drogës, dhe se në rrugën e afërme ishin gjetur shtatë trupa të prerë, si dhe tre trupa të tjerë, po ashtu të masakruar, më larg në po të njëjtën rrugë.
“Trupat e dy grave të therura ishin gjithashtu midis trupave të varur, ndërsa midis trupave të masakruar gjatë rrugës ishte edhe trupi i një gruaje tjetër”, tha prokurori i Përgjithshëm i Shtetit në Michoacan, Adrian Lopez.
Burrat e varur më parë u qëlluan për vdekje, disa prej tyre u varën me duar të lidhura dhe të tjerëve iu zhveshën pantallonat.
Sipas AP, megjithëse transparenti i varur përkrah viktimave nuk ishte plotësisht i lexueshëm, inicialet e kartelit famëkeq të drogës Halisko mund të shiheshin duke kërcënuar bandën rivale Viagra.
“Bëhu patriot, vrit Viagrën”, shkruante në një pjesë të posterit.
“Ky lloj i dhunës në publik, dhunë teatrale, ku qëllimi nuk është vetëm të vritet, por të mburremi për vrasje, ka për qëllim të turpërojë rivalët dhe t’i dërgojë një mesazh autoriteteve. Ky mos ndëshkim cinik është në rritje në Michoacan”, tha eksperti meksikan i sigurisë Alehandro Hope për AP.
Në gjysmën e parë të këtij viti pati një numër rekord vrasjesh në Meksikë – 17.608, me 5.3 për qind më shumë se 2018.
Në një vend me rreth 125 milionë njerëz, ka 100 vrasje në ditë, sipas Associated Press.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë