Bëhet virale paraqitja e shkurtër e Rayan Cherkit - pensionon para kohe lojtarin serb

Rayan Cherki, blerja e re e Manchester Cityt, po bën bujë pas paraqitjes së tij mbresëlënëse ndaj Juventusit në Kupën e Botës për Klube, edhe pse luajti vetëm 15 minuta.
City fitoi 5-2 me gola nga Doku, Kalulu (autogol), Haaland, Foden dhe Savinho, ndërsa Cherki u fut në minutën e 75-të dhe shpejt tërhoqi vëmendjen me aftësitë e tij teknike dhe një driblim efektiv ndaj Filip Kostic.
21-vjeçari kaloi nga Lyon për 40 milionë euro dhe ka lënë mbresa edhe në stërvitje, ndërsa Guardiola ka shprehur dëshirën ta përdorë atë si “numër 10”.
Pas ndeshjes, tifozët shpërthyen në lëvdata në rrjetet sociale, duke e krahasuar me Neymarin dhe Eden Hazardin, ndërsa të tjerë theksuan sa mirë kombinohet me Foden.
Një komentues shkroi: “Cherki po e çon Cityn në një nivel tjetër”, ndërsa një tjetër tha: “Ky është një lojtar serioz. Si nuk e morën të tjerët?”.
Cherki pritet të ketë më shumë minuta në ndeshjet në vijim dhe të bëhet pjesë kyçe në skemat sulmuese të Guardiolës. /Telegrafi/



















































