LAJMI I FUNDIT:

Sot bëhet vënia e gurthemelit të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik

Sot bëhet vënia e gurthemelit të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, do ta vënë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e QKUK-së.

Sipas një njoftimi të Presidencës, spitali i ri është një donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, në vlerë prej 22 milionë euro.


Marrëveshja për ndërtimin e tij është nënshkruar në prill të vitit të kaluar, gjatë një vizite të Presidentes Jahjaga në Abu Dhabi.

Vënia e gurthemelit do të ndodhë në orën 10:00, në afërsi të Transfuzionit të Gjakut në QKUK.