LAJMI I FUNDIT:

Bëhet testi i parë i transportit të së ardhmes Hyperloop One – 187km/h për vetëm 1,1 sekondë! (Foto/Video)

Bëhet testi i parë i transportit të së ardhmes Hyperloop One – 187km/h për vetëm 1,1 sekondë! (Foto/Video)

Hyperloop One ka demonstruar me sukses të mërkurën një pjesë të rëndësishme të “projektit” me të cilin ajo ka në plan të dërgojë njerëzit dhe ngarkesat nëpër tuba, me gati shpejtësinë e zërit.

Kjo alternativë transporti, mbështetësit e tij thonë, mund të zvogëlojë udhëtimin në mes të Los Angeles dhe San Francisko (rreth 550 kilometra) për vetëm 30 minuta, transmeton Telegrafi.


Çfarë një grumbull i investitorëve dhe gazetarëve panë, ishte një test dy sekondash.

Bëhet fjalë për një lloj transporti, “pajisje” kjo e cila arriti shpejtësinë prej 187km/h për vetëm 1,1 sekondë në shkretëtirën e Nevadas.

Shpejtësia e saj parashikohet të arrijë deri në 1120 km/h, përcjell Telegrafi.

Kjo provë, sipas themeluesve, është e mjaftueshme, për fillim. /Telegrafi/

111

222

333

444

https://www.youtube.com/watch?v=8wi7wCLRcZI