Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, sërish e ka përsëritur se çështja e Kosovës është prioritet për shtetin shqiptar në takimet ndërkombëtare. Begaj ka kërkuar që situata e Kosovës të zgjidhet duke respektuar marrëveshjet e Brukseli dhe duke zbatuar anekset e marrëveshjes së Ohrit.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se për shtetin shqiptar Kosova është gjithmonë prioritet, këto deklarata presidenti shqiptar i bëri gjatë qëndrimit në Nju Jork, pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtarë. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloi drejtuesit e Kosovës, por unë bëjë punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha Begaj, për RTK-në.
Begaj po ashtu ka njoftuar se në takimet që ka pasur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Tha se vetmja rrugë nga dalja e mosmarrëveshjeve është dialogu dhe se përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura përmirësohet situata aktuale.
“Kemi diskutuar që situata e Kosovës duhet të zgjidhe. Duhet të zgjidhet duke u fokusuar më shumë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe atyre anekseve të dakodruar në Ohër. E vetmja rrugë për dalje nga ky grip i mosmarrëveshjeve është dialogu dhe kompromisi…”, tha ai.
Presidenti Bajram Begaj më tej ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i bashkojnë forcat që të punojmë në drejtim të njohjeve të reja, që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, sepse sipas tij, kjo është çështje e fitores së qytetarëve të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak