LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Bizneset kanë shprehur interesim për Zonën Ekonomike

Begaj: Bizneset kanë shprehur interesim për Zonën Ekonomike

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në emisionin “Zyra e Ankesa”, në RTV Dukagjini ka folur për Zonën Ekonomike në këtë komunë.

Begaj tha se ka interes nga bizneset për t’u vendosur në këtë zonë.


Sipas tij, komuna e Malishevës ka qenë një zonë e lënë anash.

“Dje Qeveria e ka miratuar Zonën Ekonomike. Malisheva ka qenë një zonë qorre e lënë anash. Në këtë lokacion që do të vendosen të gjitha bizneset, ku do të ketë rrugë, ujë, rrymë e të gjitha këto. Ka interesim për atë pjesë nga bizneset”, ka thënë Begaj.

Malisheva do të bëhet me Zonë Ekonomike
Lexo po ashtu Malisheva do të bëhet me Zonë Ekonomike

Ndryshe, me kërkesë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka aprovuar propozimin për shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/