LAJMI I FUNDIT:

Beetroot Academy ofron mundësi punësimi në fushën e IT-së

Beetroot Academy ofron mundësi punësimi në fushën e IT-së

Beetroot Academy ka filluar programin e punës praktike përmes të cilit të rinjtë kanë filluar karrierën në fushën e IT-së.

Në bashkëpunim me kompaninë Kutia, Beetroot Academy ka filluar të zbatojë një projekt madhor përmes të cilit ofrohen trajnime profesionale që ju ndihmojnë të rinjve të fillojnë karrierën në fushën e IT-së.

Studentët të cilët tregojnë rezultate më të mira gjatë kurseve të Beetroot Academy, marrin certifikata të cilat nënshkruhen nga Beetroot Academy në Suedi dhe ju ofrohet punë praktike me pagesë prej 3 muajsh në kompaninë Kutia dhe BBROS.eu.

Gjatë punës praktike, praktikantët përfshihen në projekte reale dhe mbikëqyren vazhdimisht nga mentorët, të cilët i udhëheqin, udhëzojnë dhe mbikëqyrin punën dhe të arriturat e praktikantëve. Pas përfundimit me sukses të punës praktike mund të filloni karrierën në kompanitë Kutia dhe BBROS.eu.

Si funksionon?

Filloni ndonjërin nga kurset e Beetroot Academy:

– Front-end Development
– Advanced JavaScript & ReactJS
– Node.js
– UI/UX design
– Project Management in IT
– English for IT

Fillo punën praktike – Pas përfundimit të kursit, studentëve të talentuar ju ofrohet puna praktike si programmer Junior në kompaninë Kutia. Puna praktike prej 3 muajsh ju pajis me shkathtësi shtesë në fushën e programimit.

Fillo karrierën në fushën e IT-së – Zhvillohuni profesionalisht përmes punës praktike dhe filloni karrierën si programer në Kutia dhe BBROS.eu.

Artikull i sponzorizuar