Kur kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern të kthehet në Parlament, pasi u bë liderja e dytë në botë që lind një foshnjë, ndërsa është në detyrë, pas Benazir Butos, e bija do të lejohet të qëndrojë me të gjatë debateve.
Janë disa parlamente në botë që po përpiqen të bëhen më miqësorë për fëmijët dhe prindërit e tyre dhe Zelanda e Re kryeson.
“Mendoj se nuk kemi bërë një punë edhe aq të mirë”, thotë Trevor Mallard, kryetar i parlamentit, që shihet herë pas here teksa mban foshnje të anëtarëve të parlamentit, ndërsa mbikëqyr edhe debatet e nxehta.
E në fakt, Zelanda e Re po përballet me një bum bebesh në Parlament që nga zgjedhjet e shtatorit të kaluar, kur dy deputete laburiste me fëmijë të sapolindur, fituan mandatin, ndërsa vetë kryeministrja dhe një tjetër anëtare e qeverisë deklaruan shtatzënitë e tyre më herët këtë vit.
Shumëkush mund të kujtojë imazhet e deputeteve në Australi apo Kanada, që ushqejnë foshnjat e tyre në Parlament.
Shumë legjislatura, përfshirë Dhomën e Komunëve në Britani, nuk i lejojnë bebet brenda dhe kjo përbën një sfidë për ligjvënëset nëna që ushqejnë foshnjet me gji.
Sidoqoftë, më e avancuara mbetet Zelanda e Re, ku edhe deputetët meshkuj lejohen të marrin fëmijët në debate.
Atje, deputetët mund të shfrytëzojnë një qendër kujdesi për fëmijët, ndërsa në ambientet e parlamentit ka edhe tryeza për ndërrimin e pelenave dhe lodra për foshnjat.
Kryetari i Parlamentit ka hapur edhe një pishinë për fëmijët në kafenenë e godinës dhe ka urdhëruar ndërtimin e një sheshi lodrash në oborr. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit
Australiani lundron lumin mbi një kungull
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi