LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha iu drejtohet fansave në koncert: Lërini telefonat, shijojeni momentin

Bebe Rexha iu drejtohet fansave në koncert: Lërini telefonat, shijojeni momentin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përfunduar turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut.

Tani ajo po bëhet gati për Evropë, ku do të performojë në disa shtete të ndryshme.

Ajo u bë shumë e përfolur javë më parë në media në një nga koncertet e saj më famëkeqe, të mbajtur në New York.


Kjo pasi 33-vjeçarja u godit me një telefon në fytyrë nga një person në audiencë, i cili i shkaktoi plagë të rënda në fytyrë dhe e detyroi këngëtaren të shkojë me urjgencë në spital.

Përtej kësaj, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” mori masa në koncertet e saj të ardhshme, duke edukuar audiencën dhe këshilluar që të mos i përsërisin veprimet.

"As mos guxo", Adele ndërpret koncertin e saj për të dënuar fenomenin në rritje të fansave që po i gjuajnë me objekte artistët në skenë
Lexo po ashtu "As mos guxo", Adele ndërpret koncertin e saj për të dënuar fenomenin në rritje të fansave që po i gjuajnë me objekte artistët në skenë

Njëlloj, Rexha bëri në një nga koncertet e saj të fundit ku ishte duke përmbyllur mbrëmjen me hitin e saj të padisikutueshëm, “I’m Good (Blue)”, ku e ndërpreu në gjysmë performancën për t’iu thënë fansave diçka.

“Prisni, krejt çfarë shoh janë telefonat, dua të shoh fytyrat tuaja. Kjo është ajo çfarë më bën mua të ndihem e plotësuar. Ai djali aty po thotë ‘Në djall telefonat’ dhe unë pajtohem. Pajtohem me të, vetëm le ta shijojmë momentin, e dini se çfarë dua të them”, tha Bebe Rexha.

Me të dëgjuar këtë deklaratë të saj, fansat e kanë përshëndetur me një duartrokotije dhe brohoritje të madhe, teksa shumë prej tyre duket se i kanë lënë inicizimet me telefon dhe kanë shijuar momentin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Shikuesit e

Shikuesit e "White Lotus" tronditen ndaj skenave intime në episodin e dytë

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori