Mbrëmjen e djeshme, skena e festivalit “Sunny Hill 2024” në Prishtinë u ndez nga një paraqitje spektakolare e artistes me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë, duke ofruar një performancë të zjarrtë për bashkëkombësit e saj.
E teksa ditë më parë konfirmoi në një intervistë për Telegrafin se kishte një “befasi” për fansat e saj, mbrëmë u zbulua se befasia ishte me të vërtetë mbresëlënëse. 34-vjeçarja kishte inkuadruar disa elemente kombëtare në një prej performancave të saj, duke i bërë fansat të ndihen më afër kulturës së tyre.
Në një moment të veçantë të natës, ajo futi tupana nën ritmet e këngës së saj të njohur “Say My Name”. Performanca kulmoi me Bebe Rexhën që filloi të kërcente nën ritmin popullor, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme për të gjithë të pranishmit.
Publiku reagoi me entuziazëm të madh ndaj këtij gjesti, duke duartrokitur dhe kërcyer me ritmet e muzikës që kishte ngjallur emocionet dhe krenarinë kombëtare. Kjo paraqitje unike dhe e menduar mirë, jo vetëm që tregoi talentin e saj të jashtëzakonshëm, por gjithashtu përforcoi lidhjen e saj me vendin dhe njerëzit e Kosovës.
Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare në botë, dhe performanca e saj në “Sunny Hill 2024” ishte një moment historik që do të kujtohet gjatë.
Ajo arriti të sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të bashkojë publikun përmes muzikës dhe kulturës, duke dhuruar një natë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit