Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë këtë javë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të nxehta nga pushimet e saj luksoze në plazh.

36-vjeçarja, e cila udhëtoi këtë verë në Kroaci, shfaqet me një palë bikini të zeza të holla, të zbukuruar me guacka metalike të vogla. Rexha ka treguar me krenari linjat e saj trupore ndërsa pozonte mbi rërë, shkruan DailyMail.


Në mbishkrimin e një fotografie, e ndarë me pothuajse 12 milionë ndjekësit e saj, ajo shkruante: “Change of scenery” (Ndryshim peizazhi), shoqëruar me një emoji të një peme palme mbi një ishull.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në një postim tjetër, Bebe shkruante: “Po zhvendosem në një ishull privat. Kush vjen me mua?”, duke etiketuar Turks and Caicos si vendndodhje.

Këngëtarja shfaqej pa makijazh në fotografitë e mbushura me diell, duke treguar fytyrën e saj me pika të vogla dielli. Në një imazh provokues, ajo shtrihej me barkun mbi rërë, ndërsa guacka ishin vendosur me kujdes midis këmbëve dhe mbi pjesën e pasme të trupit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ylli i hitit “Baby, I’m Jealous” shfaqej me flokë të kthjellët, të nuancuara me rozë të çelët dhe të verdhë, duke shpjeguar në një Instagram Story se “ujërat e kripura lanë të gjithë ngjyrën rozë nga flokët”.

Ajo shijoi diellin së bashku me miqtë, duke ndarë video të momentëve të këndshme gjatë larjes në ujërat e pastër të oqeanit. Një postim të mërkurën tregonte këngëtaren me një kostum banje me printime vjollce.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fansat nuk nguruan të komentojnë: njëri shkroi “Ti je një sirenë e vërtetë”, ndërsa tjetri: “E magjepsur”.

Bebe po ashtu shfaqej me një kombinim të gjerdaneve të trashë dhe shumëngjyrëshe mbi dorë, si dhe një varëse me emrin “BEBE”, të zbukuruar me diamante.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në janar u raportua se Rexha ishte ndarë nga Warner Records. Ajo u largua nga etiketa pas disa mosmarrëveshjeve të shpeshta.

Këngëtarja pati një hit numër një në vitin 2022 me bashkëpunimin me David Guetta për këngën “I’m Good (Blue)”, dhe gjatë karrierës së saj me Warner kishte lansuar tri albume që nga nënshkrimi i kontratës në vitin 2013.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Megjithatë, burime për tabloidin britanik The Sun thanë se situata u tensionua, pasi Bebe Rexha ishte e frustruar për drejtimin e karrierës së saj. Një burim tha: “Bebe u bë shumë e frustruar për karrierën e saj, kështu që kur gjërat arritën në një pikë të vështirë me Warner dhe ata thanë se ishte më mirë të ndaheshin, ajo vendosi të mos luftonte kundër vendimit”.

“Ajo i ka thënë miqve se dëshiron një fillim të ri dhe nuk ndihej e aftë ta bënte atë aty”, tregoi burimi.

Një burim i afërt me Rexhën për DailyMail shtoi: “Ajo nuk u largua nga Warner, por u vendos bashkërisht të ndaheshin sepse në këtë moment kishin vizione të ndryshme”. /Telegrafi/