Bebe Rexha e ‘kall’ atmosferën në shoun “Jimmy Kimmel Live” (Video)

Ashtu siç iu kishim paralajmëruar, Bebe Rexha ka shfrytëzuar rastin më të mirë në jetë që të prezantoj veten para një audience të madhe botërore.
Këngëtarja shqiptare është paraqitur në emisionin më zbavitës amerikan “Jimmy Kimmel Live”
Ajo ka perfomuar këngën e titulluar “Me, myself and I”, të cilën e solli në bashkëpunim me G-Eazy, transmeton Telegrafi.
Tekst-shkruesja e hiteve botërore, të tilla, si “Love The Way You Lie” të Eminem dhe Rihannës, është mirëpritur mirë nga publiku amerikan, të cilët kanë kënduar së bashku me këngëtaren Rexha.
Këngëtarja që në realitet quhet Bleta, ka bërë të ditur se është në përgatitje të projekteve të reja muzikore, të cilat shumë shpejt do ti publikon në tregun botëror. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/12/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































