LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha duket gazmore ndërsa tregon linjat e kolme të trupit në daljet me shoqëri

Bebe Rexha duket gazmore ndërsa tregon linjat e kolme të trupit në daljet me shoqëri

Kantautorja Bebe Rexha u shfaq me një fustan të zi të shkurtër me një të çarë të madhe te pjesa e kofshës, ndërsa ishte për darkë me miqtë të ,ërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja e mega-hitit “Meant To Be”, 32 vjeçe, dukej se ishte në një humor gazmor teksa hyri në “Giorgio Baldi” në Santa Monica, shkruan DailyMail.

Ajo e kishte veshur fustanin e saj provokuese me një palë geta në formë rrjete dhe taka të trasha ngjyrë rozë.


Pjesa e epërme e fustanit të saj me dekolte të hapur, bëri që dukja e artistes shqiptare të dukej edhe më atraktive.

Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme pas shpinës, ndërsa kishte vënë një makijazh tërheqës në fytyrë.

Bebe Rexha: Jepini vetes tuaj një kompliment së paku një herë në ditë, ju e meritoni këtë
Lexo po ashtu Bebe Rexha: Jepini vetes tuaj një kompliment së paku një herë në ditë, ju e meritoni këtë

Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur byzylykë të artë të trashë dhe vathë të hollë.

Bebe Rexha mbante gjërat e domosdoshme në një kuletë lëkure të zezë me një rrip zinxhiri metalik.

Ajo buzëqeshi teksa hyri në vendin e ngjarjes, madje u kthye për të pozuar për një fotografi.

Ylli u vu re më vonë duke lënë vendin luksoz në një veturë të miqve të saj, ndërsa mbante një qenush në duar.

Kjo paraqitje e artistes shqiptare vjen pasi ish-producenti i saj i muzikës u dënua me dy vjet burg për përdorimin mashtrues të kartave të kreditit që i përkisnin klientëve të tij, përfshirë Bebe Rexhën.

Anthony Wade Evans, i njohur në industrinë e muzikës si Devine Evans, gjithashtu u urdhërua të paguajë 34,810 dollarë si dëmshpërblim për American Express, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të ShBA-së.

Evans u deklarua fajtor në dhjetor të vitit 2018 për një akuzë për vjedhje të rëndë të identitetit dhe TMZ identifikoi Rexhën si një nga viktimat e tij.

Producenti i muzikës ka përdorur në mënyrë të paligjshme kartën e kreditit të artistes Rexha nga qershori 2017 deri në mars të vitit 2018.

Fansat e pyesin se a i mungojnë turshitë dhe ajvari i vendit të saj, Bebe Rexha thotë se kujdeset që edhe në Los Angeles t'i ketë këto produkte
Lexo po ashtu Fansat e pyesin se a i mungojnë turshitë dhe ajvari i vendit të saj, Bebe Rexha thotë se kujdeset që edhe në Los Angeles t'i ketë këto produkte

Ai bleu shërbime për dasmën e tij, si dhe çmimet e linjave ajrore dhe rezervimet e hoteleve për veten dhe anëtarët e familjes.

Kartat e kreditit ishin raportuar të humbura ose të vjedhura një vit më parë, por mbetën aktive dhe u përdorën për 146 akuza të paautorizuara në vlerë prej rreth 37,729 dollarë, sipas dokumenteve të gjykatës.

Menaxheri i biznesit të Rexhës në maj 2018 telefonoi American Express dhe raportoi transaksionet e dyshimta në kartën e saj të kreditit.

Evans gjithashtu përdori me mashtrim kartën American Express të një klienti tjetër nga prilli 2017 deri në gusht të vitit 2017 dhe grumbulloi rreth 63,063 dollarë në tarifa të paautorizuara.

Humbja totale në këtë rast ishte 100,792 dollarë.

Rasti u ndoq nga Ndihmës Prokurori i Shteteve të Bashkuara Keith D. Ellison i Seksionit Ndërkombëtar të Narkotikëve, Pastrimit të Parave dhe Raketimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori