LAJMI I FUNDIT:

BE, porosi Kosovës: Hartojeni statutin e Asociacionit (Video)

BE, porosi Kosovës: Hartojeni statutin e Asociacionit (Video)

Bashkimi Evropian vlerëson se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet.

Bile Kosovës i kërkohet që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtuese dhe sa më parë të fillojë hartimin e statutit.


Angelina Eichhorst, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në BE në intervistën e bërë në zyrën e BE-së në Prishtinë, që e transmeton portali “Europina Western Ballkan”, thotë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të ecur përpara e jo prapa, për hir të Kosovës dhe popullit të saj.