BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

BDI në një kumtesë për media thotë se “përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe në drejtimin e përbashkët të vendit”.
Nga BDI thonë se ky fenomen nuk është thjesht një çështje përfaqësimi etnik, por çështje që prek vetë funksionimin e shtetit.
“Margjinalizimi i shqiptarëve në jetën shtetërore, administrative dhe publike minon modelin e demokracisë konsensuale që, që prej Marrëveshjes së Ohrit, ka garantuar stabilitet, kohezion dhe përparim. Akoma më shqetësuese është se ky regres ndodh në një moment kyç për perspektivën europiane të vendit. Zvogëlimi i rolit konstruktiv të shqiptarëve — si partnerë kyç në ndërtimin e një shteti multietnik, demokratik dhe properëndimor — jo vetëm që rrezikon kohezionin e brendshëm, por edhe minon kredibilitetin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”.
“Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit”.
“Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme të rikthehet parimi i bashkëqeverisjes së barabartë dhe të respektohen standardet që për dekada kanë garantuar paqe, stabilitet dhe perspektivë europiane. Demokracia, mirëqenia dhe rruga drejt Bashkimit Europian janë të pandara nga respektimi i karakterit multietnik të shtetit tonë. Ky është një thirrje jo vetëm për drejtësi ndaj shqiptarëve, por për një përgjegjësi të përbashkët ndaj së ardhmes së të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Rama gjunjëzohet sërish para Melonit

Takimi i liderëve pa rezultat, a është Gjykata Kushtetuese “çelësi” i ngërçit politik?

Osmani para liderëve të BE-së në Tiranë: Hiqni masat e padrejta ndaj Kosovës – po ndëshkohet vendi më pro-evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

"Kodi 8647", ish-shefi i FBI-së nën hetim pas postimit të katër numrave, Trump: Thirrje e qartë për vrasjen time

"Vjedhja e sezonit?", Chelsea - Man United: Kontest i madh për penallti, heshtje nga VAR-i dhe gjyqtari