Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Bashkim Hasani në konferencë për shtyp falënderoi aktivistët, kryetarët e këshillave vendorë dhe shefat e shtabeve duke thënë se me angazhimin e tyre, shqiptarët në Gostivar i besuan programit të BDI-së.
“Falënderues për shumicën e bashkëqytetarëve tonë shqiptarë të cilët na besuan. Na besuan edhe një pjesë e komunitetit turk, maqedonas dhe rom. Fatkeqësish nuk arritëm që në Gostivar edhe për 4 vite të heqim kryetarin aktual të komunës bashkë me VMRO-në”, u shpreh Hasani.
Ai shtoi se mjetet që është dashur të investohen gjatë këtyre katër viteve në Gostivar sot u përdorën për blerje vote.
“Sot këto mjete u përdorën për të blerë votën dhe për të keqpërdorë vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Hasani.
Në fund, Hasani shtoi se gjatë katër viteve të ardhshme Gostivari do të jetë i pazhvilluar ashtu si në katër vitet e kaluara./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251