LAJMI I FUNDIT:

BBC publikon listën me këshillat e rreme mjekësore për Coronavirusin: Mos iu besoni këtyre

BBC publikon listën me këshillat e rreme mjekësore për Coronavirusin: Mos iu besoni këtyre

Coronavirusi ka prekur gjithë botën e që deri më tani nuk është gjetur shërimi për këtë epidemi.

Deri sa janë të shumta informacionet dhe këshillat që qarkullojnë ka edhe shumë prej tyre që janë të rreme, prej të cilave kanë ra pre miliona njerëz në botë.


BBC ka publikuar një artikull të gjatë për të gjitha këshillat e rreme shëndetësore, pre e të cilave, nuk duhet t’iu besojmë, ku sipas tyre këto janë të paverifikuara shkencërisht.

Hudhra

Shumë shkrime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin po shpërndahen në Facebook.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, deri sa “hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike”, nuk ka asnjë provë që të hani hudhër mund t’i mbrojë njerëzit nga Coronavirusi i ri, përcjell Telegrafi.

South China Morning Post kishte raportuar për një histori të një gruaje, e cila kishte marr trajtim mjekësor, pas një infeksioni në fyt, ku ajo kishte konsumuar 1.5 kilogramë hudhra.

Nuk ka prova se, këto ushqime specifike do të ndihmojnë në luftimin e këtij virusi.

Mineralet “e mrekullueshme”

Jordan Sather, i cili ka mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, ka pretenduar se një “shtesë e mrekullueshme minerale”, e quajtur MMS, mund të “largojë” Coronavirusin.

Sipas tij, ai përmban dyoksid klori, si një agjent zbardhues.

FDA thotë se “nuk është në dijeni të ndonjë studimi që tregon se këto produkte janë të sigurta ose të efektshme për trajtimin e ndonjë sëmundjeje”.

Organizata paralajmëron se konsumi i saj mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe dehidrimi, përcjell Telegrafi.

Dezinfektues i vetë bërë

Ka pasur shumë raportime për mungesat e gjelit të duarve, pasi larja e duarve është një mënyrë kryesore për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ndërsa raportimet për mungesat shfaqeshin në Itali, filluan të dilnin nëpër media sociale edhe receta për gjel të bërë në shtëpi. Por këto receta, siç theksuan shkencëtarët, nuk ishin të përshtatshme për t’u përdorur në lëkurë.

Profesoresha Sally Bloomfield nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, thotë se nuk beson se mund të bëhet një produkt efektiv për higjienizimin e duarve në shtëpi – madje edhe vodka përmban vetëm 40 për qind alkool, përcjell Telegrafi.

Për pastrimin e sipërfaqeve, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thonë se dezinfektuesit më të zakonshëm shtëpiak duhet të jenë efektive.

Argjend i lëngshëm

Përdorimi i argjendit të koloidal [grimca e vogël e metalit ne gjendje të lëngshme] u promovua në emisionin televiziv të Jim Bakkerit. Një i ftuar në shfaqje pretendoi se kjo mënyrë vret disa lloje të Coronavirusit brenda 12 orësh, ndërsa pranoi se ende nuk ishte testuar në COVID-19.

Ideja se mund të jetë një trajtim efektiv për Coronavirusin është përhapur gjerësisht në Facebook, veçanërisht nga grupet “liri mjekësore”, të cilat janë thellësisht të dyshimtë për këshillat mjekësore kryesore.

Por ka një këshillë të qartë nga autoritetet shëndetësore të SHBA-së që nuk ka prova se ky lloj argjendi është efektiv për çdo gjendje shëndetësore. Ata thonë se, ndryshe nga hekuri ose zinku, argjendi nuk është një metal që ka ndonjë funksion në trupin e njeriut.

Vërtetimi i lajmit nga Facebook

Pirja e ujit çdo 15 minuta

Një shkrim ‘copy-paste’ nga llogari të shumta në Facebook, citon një “mjek japonez”, i cili rekomandon ujë të pijshëm çdo 15 minuta për të hequr çdo virus që mund të ketë hyrë në gojë. Një version i till në gjuhën arabe është ndarë më shumë se 250 mijë herë.

Profesori Trudie Lang nga Universiteti i Oksfordit thotë se nuk ka “asnjë mekanizëm biologjik” që do të mbështeste idenë se, thjesht mund të largoni një virus përmes frymëmarrjes apo ta vrisni poshtë në stomak.

Sidoqoftë, pirja e ujit dhe qëndrimi i hidratuar në përgjithësi është këshillë e mirë mjekësore, përcjell Telegrafi.

Nxehtësia dhe shmangia e akullores

Ka shumë variante të këshillave që sugjerojnë që nxehtësia vret virusin, nga rekomandimi i pirjes së ujit të nxehtë deri tek banjat e nxehta ose përdorimi i tharëseve të flokëve.

Një shkrim, i kopjuar dhe i ndarë nga dhjetëra përdorues të medieve sociale në vende të ndryshme – dhe që i atribuohen gabimisht UNICEF-it ​​- pretendon se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do të vrasë virusin, kurse akullorja duhet të shmanget.

Charlotte Gornitzka, e cila punon për UNICEF ​​thotë se, “një mesazh i gabuar i kohëve të fundit në internet. Duke pretenduar të jetë një komunikim i UNICEF-it ​​duket se tregon se shmangia e akullores dhe ushqimeve të tjera të ftohta mund të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Kjo është natyrisht e pavërtetë”.

Të gjitha lajmet nga Coronavirus
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Coronavirus

Ne e dimë se virusi i gripit nuk mbijeton mirë jashtë trupit gjatë verës, por ne ende nuk e dimë se si nxehtësia ndikon në Coronavirusin e ri.

Kur virusi është në trupin tuaj, nuk ka asnjë mënyrë për ta vrarë atë. Trupi juaj thjesht duhet ta luftojë atë. Larja e çarçafëve ose peshqirëve në 60 gradë është një ide e mirë, pasi kjo mund të shkatërrojë çdo virus në pëlhurë. Por nuk është një mundësi e mirë për ta përdorur nxehtësinë në lëkuren tuaj. Dhe të bëni një banjë të nxehtë ose të pini lëngje të nxehta nuk do të ndryshojë temperaturën tuaj aktuale të trupit, e cila mbetet e qëndrueshme nëse nuk jeni tashmë i sëmurë. /Telegrafi/