Por, Banka bëri të ditur se reformat e fundit të ndërmarra nga Kina pritet të ndihmojnë në sigurimin e një rritjeje afatgjatë "më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse". Banka Botërore shton se nëse zbatohen, reformat do të kenë një ndikim të madh tek toka, puna dhe tregjet e kapitalit.

Ndërkohë, në nëntorin e kaluar qeveria kineze përcaktoi reformat gjithëpërfshirëse për rregullimin e ekonomisë në dekadën e ardhshme.


Në mes tyre u përfshinë reformimi i sektorëve financiarë dhe të shërbimeve, si dhe ndërmarrjet e mëdha shtetërore. /Telegrafi/