LAJMI I FUNDIT:

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë hapet më 4 mars, Peleshi zbulon planin për blerjen e sistemit anti-dronë

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë hapet më 4 mars, Peleshi zbulon planin për blerjen e sistemit anti-dronë

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel, ku i pranishëm është edhe ministri shqiptar, Niko Peleshi.

Peleshi zbuloi se më 4 mars do të hapet baza ajrore në Kuçovë , ndërsa shtoi se Shqipëria është kontribuuese e NATO-s përmes misioneve të saj, raporton Euronews Albania.


Mes tjerash ai theksoi se Shqipëria po investon në mbrojtjen kombëtare, për blerjen e sistemeve të ndërlikuara ndërsa kanë në prioritet sistemin anti-dronë.

“Baza ajrore e Kuçovës do të hapet me 4 mars, dhe portin e Porto Romanos duam ta fusim në këto plane. Të gjitha këto janë reagime mbrojtëse por duke shkurajuar çdo ëndërr apo ambicie të Rusisë që kërcënojnë botën e lirë dhe demokratike. Shqipëria është kontribuuese përmes misioneve të saj. Jemi në tetë misione. Ne po investojmë për mbrojtjen tonë kombëtare, për blerjen sistemet e ndërlikuara, kemi vendosur në prioritet sistemin anti-dronë. Do të mbrojë infrastrukturën ushtarake dhe civile. Mbrojta kundër-ajrore është një sfidë për ne që jemi aleatë në NATO por që jemi pjesë e kontributit në paqen globale dhe në të gjithë operacionet e NATO-s”, tha ai.

Për i përket portit të Porto Romanos, Peleshi theksoi qeveria shqiptare po lobon që porti i Porto Romanos, të ndërtohet me modelin e biznesit të bazës ajrore të Kuçovës.

“Kemi lobuar në të gjithë nivelet edhe të aleatëve më të fuqishëm në NATO. Pas datës 4 mars do të mbërrijë dhe flota e dronëve Bajraktar”, tha ai. /Telegrafi/