Bayerni do të tentoj transferimin e Cengiz Underit në janar

256:"ROME, ITALY - AUGUST 25: Cengiz Under with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AS Roma and Genoa CFC at Stadio Olimpico on August 25, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images) 12:"Getty Images
Bayern Munich ka kërkuar sulmues anësor gjatë tërë afatit kalimtar veror, por nuk ka arritur t’i marrë objektivat që kishte.
Callum Hudson-Odoi, Leroy Sane, Nicolas Pepe e Timo Werner kanë qenë dëshirat e mëdha të bavarezëve, por që asnjëri nga ta nuk u transferua në Munich.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë në fund të afatit tentuan edhe afrimin e Cengiz Under, por Roma nuk lejoi të largohet atë nga Olimpico.

Mediat gjermane kanë raportuar se bavarezët do të tentojnë transferimin e turkut sërish në janar.
Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi 22-vjeçari sapo ka vazhduar kontratën me Giallorosët.
Por Bayerni do të provoj afrimin e tij me një ofertë rreth 65 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































