LAJMI I FUNDIT:

Bayerni i shpëton humbjes në çastet e fundit nga Kolni

Bayerni i shpëton humbjes në çastet e fundit nga Kolni
(Foto: Getty Images)

Bayern Munichu i ka shpëtuar humbjes së dytë sezonale në Bundesliga duke e barazuar rezultatin ndaj Kolnit (1-1) në çastet e fundit të ndeshjes së zhvilluar para tifozëve në Allianz Arena.

Një fillim i mrekullueshëm i mysafirëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt. Pas një harkimi nga këndi të Florian Kainz, Julian Chabot e dërgoi topin drejt Ellyes Skhiri dhe ky i fundit e futi në rrjetë (4’).

Në minutat në vazhdim, Serge Gnabry e Benjamin Pavard rrezikuan për bavarezët, derisa Skhiri dhe Kainz ndërtuan një tjetër aksion që u lexua nga portieri Yann Sommer.

(Foto: Twitter/1. FC Cologne)

Në fraksionin e dytë, vendasit vazhduan të rrezikonin përmes Ryan Gravenberch, Kingsley Coman e Thomas Muller, por pa sukses.

Në minutat e fundit të takimit, Joshua Kimmich pranoi një top nga Dayot Upamecano për ta barazuar rezultatin (90’) me një gol fantastik.

Reklama

Përkundër barazimit, Bayern Munichu mbetet lider në tabelën e Bundesligas me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë RB Leipzig. Kolni është në pozitën e dhjetë në tabelë me 21 pikë dhe ndodhet tetë pikë larg zonës evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shuma e parave, ora dhe vendi duelit: Joshua - Franklin, gjithçka gati për meçin spektakolar

Shuma e parave, ora dhe vendi duelit: Joshua - Franklin, gjithçka gati për meçin spektakolar

Boks
Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Ligue 1
Anthony Joshua arrin peshë rekorde para duelit me Jermaine Franklin

Anthony Joshua arrin peshë rekorde para duelit me Jermaine Franklin

Boks
Deklarata e Xhakës lidhur me udhëtimin në Serbi

Deklarata e Xhakës lidhur me udhëtimin në Serbi

Përfaqësueset
Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

La Liga
Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Ndërkombëtare
Kalo në kategori