LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich vazhdon me fitore, përforcon pozitën e parë në Bundesliga

Bayern Munich vazhdon me fitore, përforcon pozitën e parë në Bundesliga

Bayern Munich ka arritur ta mposht Hoffenhaimin me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 19-të në Bundesliga.

Bavarezët ishin më të mirë që nga fillimi duke krijuar raste për gol.


Shënimi i parë erdhi në minutën e 32-të, kur Joshua Kimmich harkoi bukur në zonë, ku më së miri u gjend Jerome Boateng që shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në minutën e 43-të.

Robert Lewandowski pasoi te Thomas Muller i cili shënoi për 2-0.

Një minutë pa u mbyllur pjesa e parë Hoffenhaim u kthye në lojë. Ihlas Bebou pasoi te Andrej Kramaric i cili shënoi për 2-1.

Por krejt kjo ishte çfarë bënë mysafirët, pasi në pjesën e dytë Bayern Munich shënoi edhe dy herë të tjera.

Robert Lewandowski shënoi për 3-1 nga brenda zonës, ndërsa disa minuta më vonë edhe Serge Gnarby shënoi për 4-1.

Më këtë fitore Bayern Munich shkon në 45 pikë, duke filluar shkëputje nga të tjerët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2ZeeQELfmCA&ab_channel=S4nderFutz