LAJMI I FUNDIT:

Baxhaku: Nuk jam i gatshëm të marrë postin e nënkryetarit të komunës së Prizrenit

Baxhaku: Nuk jam i gatshëm të marrë postin e nënkryetarit të komunës së Prizrenit

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku ka bërë të ditur se nuk është i gatshëm të marrë postin e nënkryetarit të Prizrenit, në rast të ndonjë koalicioni të mundshëm mes LDK-së dhe VV-së në këtë komunë.

Baxhaku përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai nuk pasur pretendime për këtë post, dhe se emri i tij kishte dalë si propozim nga mbledhja e kryesisë së degës së LDK-së në rast të arritjes së koalicionit me Vetëvendosjen.


Postimi i plotë:

Te nderuar qytetarë ,aktivistë, simpatizantë dhe përfaqësues të strukturave të LDK-së të komunës së Prizrenit.

Këto ditë gjatë negociatave për një koalicion të mundshëm me VV ne Prizren është përmendur edhe emri im si kandidat për nënkryetar të Komunës së Prizrenit.

Për këtë post unë nuk kam patur asnjëherë pretendim !

Por në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK – së , nga shumica e anëtarêve të kryesisë ka dal propozimi që nëse arrihet ndonjë koalicion unë te jem kandidat për nënkryetar.

Me qëllim të informimit të drejtë të gjithë juve , dua t’ju informoj se unë nuk jam i gatshëm dhe i disponuar për këtë pozitë për shumë arsye të cilat do ti tregoj në një rast tjetër.

Unë në planin politik do ti përkushtohëm punës ne LDK për fuqizimin e partisë ashtu që në zgjedhjet e ardhëshme t’ja kthejmë Prizrenit dhe qytetarëve të saj qeverisjen e LDK-së e cila i nevojitet Prizrenit dhe të cilën e meriton Prizreni dhe qytetarët e tij.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Sinqerisht, Hatim Baxhaku /Telegrafi/