LAJMI I FUNDIT:

Bau Market dhuron tri banesa, nëse jeni konsumator besnik mund të fitoni edhe ju

Bau Market dhuron tri banesa, nëse jeni konsumator besnik mund të fitoni edhe ju

A keni menduar ndonjëherë se do të keni mundësi të bëheni me banesë, dhe atë banesë ta fitoni si dhuratë? Nëse nuk e keni menduar ju atëherë Bau Market e ka bërë për ju.

Për t’i falënderuar të gjithë klientët për besnikërinë e tyre që kanë treguar ndër vite, Bau Market ka vendosur që këtë vit të dhurojë tri banesa në Prishtinë.

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë lojë shpërblyese kanë të gjithë blerësit që janë pajisur me kartelen e klientit besnik “Bau Card”. Nëse ende nuk jeni pajisur me kartelën “Bau Card” atëherë mund ta merrni atë në pikat shitëse në Prishtinë, Fushë Kosovë ose Drenas.

Loja funksionon në këtë mënyrë:
Për çdo blerje në vlerë 20 euro ju merrni një kupon, përmes së cilit ju bëheni pjesë e lojës (shembull: për blerje 100€ merrni 5 kuponë).

Si lider në ofrimin e një game të gjerë të produkteve dhe unik në vend, Bau Market mbetet zgjedhja më e mirë dhe më e favorshme. Ndërsa për vlerësimin dhe shpërblimin e besnikërisë së konsumatorëve, Bau Market është një shembull i përkryer.

Prandaj bëhuni pjesë e lojës shpërblyese dhe fitoni njërën prej tri banesave që do të dhurohen gjatë muajve korrik, shtator dhe dhjetor.

Artikull i Sponzoruar
Artikull i sponzorizuar