LAJMI I FUNDIT:

Bau Academy ka siguruar 20 bursa për vitin akademik 2018/2019

Bau Academy ka siguruar 20 bursa për vitin akademik 2018/2019

Bau Academy për nxënësit e ri që regjistrohen deri në fund të Shtatorit ka siguruar 20 bursa të destinuara për kategori të ndryshme shoqërore.
Bursat janë siguruar nga Al Trade Holding, që në total kapin vlerën mbi 15,000 euro.

Natyrisht që, me suksesin e kompanisë, vjen edhe shtimi i përgjegjësisë për një sjellje etike ndaj klientëve, industrisë dhe vendit.

Arritja e një niveli të lartë të përgjegjësisë profesionale pashmangshëm sjell edhe vetëdijesimin për një ndikim më domethënës në shoqëri. Kësaj radhe, realizimin e idesë së përgjegjësisë sociale si kompani biznesi Al Trade Holding ka vendosur ta bëjë në formë të drejtpërdrejtë duke ofruar bursa për aplikantët në shkollën e mesme profesionale Bau Academy.


Këto bursa janë të dedikuara për tri kategoritë me të ndjeshme shoqërore: fëmijët e invalidëve të luftës, fëmijët e veteranëve të luftës, dhe fëmijët e familjeve që marrin asistencë sociale.

Ndarja e këtyre bursave sipas përqindjes dhe kategorisë përkatëse është si në vijim:

70% bursë për fëmijët e invalidëve të luftës (x 5 bursa)
50% bursë për fëmijët e veteranëve të luftës (x 10 bursa)
50% brusë për fëmijët e familjeve me asistencë sociale (x 5 bursa)
Afati për aplikim deri me 28 shtator 2018. /Telegrafi/