LAJMI I FUNDIT:

Bastisjet e këshilltarëve të Thaçit, Miftaraj: Specialja të garantojë balancë mes të pandehurve e dëshmitarëve

Bastisjet e këshilltarëve të Thaçit, Miftaraj: Specialja të garantojë balancë mes të pandehurve e dëshmitarëve
Ehat Miftaraj

Me 5 nëntor bëhen 3 vjet nga arrestimi i ish udhëheqësve të UÇK-së, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Megjithatë procesi gjyqësor është ende në periudhën fillestare.

Këtë javë ka pasur zhvillime të lidhura me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale. Janë kryer bastisje të ndryshme këshilltarëve të ish-presidentit Thaçi, të cilëve u janë konfiskuar telefonat dhe gjësende të tjera, të kryera nga Dhoma e Prokurorisë së Specializuar.


Ehat Miftaraj,nga IKD, lidhur me ngjarjet e fundit ndaj këshilltarëve të ish-presidentit Thaçi, tha se, tani për tani, nuk mund të merret një qëndrim në aspektin juridik, sepse, shtoi ai, nuk kemi informatat që të na bindin ose të na demantojnë, nëse këto veprime janë politike apo të llojit tjetër.

“Ajo që mund të themi tani, është se kjo gjykatë i jep rëndësi të madhe rasteve kur ka dyshime se dikush po tenton të hyjë në administrimin e drejtësisë”, deklaroi Miftaraj, në RTK Prime, derisa shtoi se nëse kjo gjykatë nuk ka fakte, atëherë vendimet e saj do të ishin arbitrare.

Ndërkaq për bastisjen e shtëpive të ish-këshilltarëve të presidentit Thaçi do të duhej të kishin një vendim të bazuar në dyshim se këta persona janë potencialisht kryerësit e asaj vepre penale, që të mund të bëhej edhe sekuestrimi i telefonave që po ndodh edhe në praktikë.

Pse po bastisen shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, flet avokati Taulant Hodaj
Lexo po ashtu Pse po bastisen shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, flet avokati Taulant Hodaj

Se a është veprim politik bastisja e këshilltarëve të ish-presidentit Thaçi, Miftaraj tha se për këtë veprim duhet të ketë një aktvendim për fillim të hetimeve, duhet të ketë dëshmi, prova.

“Por më vonë, si Prokuroria, si Gjykata do të jenë të obliguara të publikojnë për publikun, sepse në një shtet demokratik, sikundër është edhe Kosova, bastisjet, sekuestrimet e gjërave, duhet të bëhen me vendim të gjykatave, të cilat, herët a vonë, duhet të jenë publike”, deklaroi Miftaraj.

Më tutje, Miftaraj foli për arsyen e themelimit të kësaj gjykate në Hag, ku sipas tij, një nga arsyet ishte mossigurimi i dëshmitarëve, por ishte kritik ndaj DHSK-së për keqpërdorimin e pozitës së tyre.

E për transparencën e Gjykatës Speciale, Miftaraj tha se IKD është duke monitoruar këtë proces gjyqësor dhe mbi 70% e seancave janë të mbyllura për publikun.

“Edhe pse është e vërtetë që Trupi Gjykues e ka për detyrë ta mbrojë identitetin e dëshmitarëve, por në anën tjetër Gjykata duhet t’ua sigurojë të pandehurve një minimum të të drejtave në procedurë. Pra Gjykata të garantojë një balancë në mes të pandehurve dhe të dëshmitarëve”, deklaroi Miftaraj.