LAJMI I FUNDIT:

Pse po bastisen shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, flet avokati Taulant Hodaj

Pse po bastisen shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, flet avokati Taulant Hodaj

Ditëve të fundit Gjykata Speciale ka kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e njerëzve të afërt me ish-presidentin Thaçi.

Avokati i akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj dyshon se këto bastisje nuk lidhen me krime lufte por me pengim të drejtësisë.


“Këto bastisje po shihen si vijimësi e bastisjeve që janë bërë më herët në lidhje me dyshimet apo veprimet që mund të konsumohen elementet e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë, domethënë bëhen ndaj personave të afërm apo konkretisht po ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është akuzuar për krime lufte”, ka deklaruar Hodaj në RTV Dukagjini.

“Vlen të shpjegohet që për këto vepra penale që dyshohen e që po bëhen këto bastisje, bëhen jo për krime lufte, por bëhen për vepra penale të administrimit të drejtësisë, siç janë pengimi i drejtësisë, ndikimi nëpër dëshmitar, manipulimeve me prova, kështu me radhë”, shtoi Hodaj.

Megjithatë, sipas tij, është e çuditshme, si një Tribunal penal ndërkombëtar, që juridiksionin kryesor e ka për krimet e luftës, ka më shumë të dënuar, akuzuar dhe të dyshuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sesa për vetë atë që u themelua për krime të luftës.

Hodaj megjithatë shpreson se personave që u është bastisur banesa Specialja po dëshiron t’u dërgojë mesazh.

“Unë u bëj thirrje sidomos atyre që janë të ndërlidhur me rastet e Gjykatës Speciale, që të kenë kujdes ose të konsultohen me profesionistë të fushës, në mënyrë që të shohin se çka mund të bie ndesh me ligjin dhe deri në çfarë mase ata mund të veprojnë apo të punojnë me rrethin e të akuzuarve apo me dëshmitarët potencial”.

“Ka shumë veprime ndoshta që publikisht konsiderohen si normale në rrethana të caktuara, por në rregullat që ekzistojnë nga Gjykata Speciale mund të konsiderohen që po bien ndesh me vetë rregullativën e kësaj Gjykate dhe që mund të konsiderohen si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.

Ai kujton se kemi dy të dënuar në lidhje me këto vepra penale dhe dënimet janë të mëdha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori