Bastisje në Tetovë, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

MPB Maqedoni njofton se dje (28.04.2026) në orën 20:10, oficerët e SPB Tetovë e privuan nga liria S.S. (26) nga fshati Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës.
"Gjatë një bastisje në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ai po qëndronte, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë".
"Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
34 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































